Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të jetë serish pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Jogës

Foto: pixabay

Për të tetin vit radhazi, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Jogës.Festa është miratuar në fund të vitit 2014 nga  Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me sugjerim të Kryeministrit të Indisë Narendra Modi. Pranohet data 21 qershor - dita e solsticit të verës.Që nga viti 2015, festa festohet në qindra vende, përfshi dhe Bullgarinë.Sivjet ngjarjet tek ne janë në 43 vende të populluara-Sofja, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Pleven e qytete të tjera dhe fshatra më të vogla.


Ngjarja Qendrore do të zhvillohet në Sofje më 19 qershor nga ora 10: 00 në “Inter ekspo centër”. Organizatorët kanë parashikuar një program të pasur me një prani të lirë. Përfaqësues të shkollave të njohura klasike, do të demonstrojnë joga praktika, disa nga të cilat të përcaktuar për evitimin i problemeve të caktuara shëndetësore. Shkencëtarë-praktikues do të mbajnë leksione mbi tema të ndryshme, të cilat prekin thelbin e jogës. Do të ketë po kështu tenda me libra për jogë, ushqim vegjetarian dhe indian, surpriza etj.

Mes lektorëve  është edhe Dobrinka Dimitrova, e diplomuar në Akademinë Kombëtare të Sporteve “Vasil Levski” për joga.Leksioni i saj, i bazuar në disertacionin e saj, ka të bëjë me atë se si të ndikohet në pasigurinë personale përmes praktikave të lashta të jogës. Dobrinka mëson fëmijët dhe të rriturit.Ajo është e bindur se një nga mënyrat për të rifituar besimin tonë është të nxjerrim burime nga mençuria e teksteve klasike të jogës që na kanë ardhur që nga kohërat e lashta.

Dobrinka Dimitrova

"Unë kam praktikuar hatha jogë klasike për më shumë se 10 vjet," tregon ajo.- Fillova në një periudhë të vështirë për mua - kur u bëra nënë. Çdo grua që e ka kaluar këtë e di se mëmësia është plot me sfida. Pikërish atëherë iu drejtova jogës dhe mendoj se kjo ishte më e mira të cilën unë e bëra për veten time. Pikërisht prandaj zgjodha një temë të tillë për punën time të diplomës - doja shumë që kjo të ishte e lidhur me përvojën time personale, që të mund ta transmetojë në mënyrën më të mirë të gjithëve të cilët ndihen të pasigurt, pavarësisht në cilin moment të jetës së tyre janë. Që të dinë  se, kemi instrument me të cilin të luftojmë shumë nga ndjenjat tona.


Joga është e njohur si një sistem për përsosjen e trupit dhe të mendjes, duke integruar në vetvete aspektin fizik, mendor dhe shpirtëror të njeriut, ku në këtë mënyrë mirëmban gjendjen e tij të shëndetit.

Ajo e cila më drejton, është dija - nuk ka asgjë më të vlefshme se çdo një është nxënës në këtë tokë. Duhet ta kërkojmë, ta kuptojmë në çdo një moment nga jeta jonë përmes instrumenteve, të cilat na janë dhënë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: pixabay, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD