Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mosmarrëveshjet politike po vonojnë vendimin për Maqedoninë e Veriut

Foto: Georgi Cvetkov, BNR

Propozimi francez mbi kazusin e Maqedonisë së Veriut pengoi seancën parlamentare të 23 qershorit. Mosmarrëveshja filloi gjatë një këshilli të kryetarëve para takimit. Partia “Vëzrazhdane” akuzoi “Bullgarinë Demokratike” për “tradhti” sepse kreu i grupit të tyre parlamentar, Hristo Ivanov, foli me ambasadorin francez dhe diskutoi afatet për pranimin e propozimit francez. Hristo Ivanov e konfirmoi bisedën dhe tha se propozimi është një arritje serioze për Bullgarinë.

Më pëlqen propozimi francez. Për të duhet të vendosë parlamenti, kërkoi nga Brukseli Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov. Ai akuzoi parlamentin, opozitën dhe Presidentin Rumen Radev për vonesë të vendimit.