Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov me sulme ndaj Presidentit dhe opozitës për shkak të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Petkov
Foto: BGNES

Kryeministri Kirill Petkov nuk do të shpallë heqjen e vetos për Republikën e Maqedoninë e Veriut para se Kuvendi të vendos për këtë çështje. Ai e deklaroi këtë në Bruksel, ku po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. "Unë i kam premtuar popullit bullgar se vendimi duhet të merret nga Parlamenti bullgar," përsëriti Kirill Petkov, duke përjashtuar mundësinë e shpalljes së heqjes së vetos deri në fund të takimit.

Kryeministri e sulmoi Presidentin Rumen Radev se nuk e ka mbledhur ende Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për Ardhmërinë Evropiane të Maqedonisë së Veriut, dhe opozitën për mosarritjen e kuorumit në Kuvendin Popullor. Ai e cilësoi propozimin francez për Republikën e Maqedonisë së Veriut si "shumë të mirë" dhe shprehu shpresën se deputetët do të vendosin për të në ditët në vijim.