Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov me sulme ndaj Presidentit dhe opozitës për shkak të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Petkov
Foto: BGNES

Kryeministri Kirill Petkov nuk do të shpallë heqjen e vetos për Republikën e Maqedoninë e Veriut para se Kuvendi të vendos për këtë çështje. Ai e deklaroi këtë në Bruksel, ku po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. "Unë i kam premtuar popullit bullgar se vendimi duhet të merret nga Parlamenti bullgar," përsëriti Kirill Petkov, duke përjashtuar mundësinë e shpalljes së heqjes së vetos deri në fund të takimit.

Kryeministri e sulmoi Presidentin Rumen Radev se nuk e ka mbledhur ende Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për Ardhmërinë Evropiane të Maqedonisë së Veriut, dhe opozitën për mosarritjen e kuorumit në Kuvendin Popullor. Ai e cilësoi propozimin francez për Republikën e Maqedonisë së Veriut si "shumë të mirë" dhe shprehu shpresën se deputetët do të vendosin për të në ditët në vijim.

Më shumë nga rubrika

Gëllëb Donev

Kryeministri bëri thirrje për diplomaci për "Shengen"

Në lidhje me thirrjet e partive parlamentare dhe shoqatave të biznesit për bojkotimin e Holandës, kryeministri në detyrë Gëllëb Donev bëri thirrje që tema “Shengeni” për të mos u bërë një mjet pazaresh për famë të shkurtër. Para fillimit të..

botuar më 22-12-07 11.53.PD
Todor Kantarxhiev

Nuk ka epidemi gripi në Bullgari

Në  Bullgari dhe Serbi pothuajse nuk ka grip. Ekziston në Rumani dhe Turqi, është i dobët në Greqi. Asgjë e tmerrshme dhe asgjë ndryshe nga situatat e mëparshme. Në janar mund të presim një rritje të caktuar të sëmundshmërisë, tha për NovaNews prof...

botuar më 22-12-07 11.47.PD

Po apelojnë një ligj kundër shoqatave bullgare në Maqedoninë e Veriut

Shoqata për Miqësi Maqedono-Bullgare në Shkup paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut kundër ndryshimeve në Ligjin për Shoqata dhe Fondacione. Ndryshimet ndalojnë themelimin dhe regjistrimin e organizatave me emra të..

botuar më 22-12-07 10.37.PD