Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov me sulme ndaj Presidentit dhe opozitës për shkak të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Petkov
Foto: BGNES

Kryeministri Kirill Petkov nuk do të shpallë heqjen e vetos për Republikën e Maqedoninë e Veriut para se Kuvendi të vendos për këtë çështje. Ai e deklaroi këtë në Bruksel, ku po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. "Unë i kam premtuar popullit bullgar se vendimi duhet të merret nga Parlamenti bullgar," përsëriti Kirill Petkov, duke përjashtuar mundësinë e shpalljes së heqjes së vetos deri në fund të takimit.

Kryeministri e sulmoi Presidentin Rumen Radev se nuk e ka mbledhur ende Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për Ardhmërinë Evropiane të Maqedonisë së Veriut, dhe opozitën për mosarritjen e kuorumit në Kuvendin Popullor. Ai e cilësoi propozimin francez për Republikën e Maqedonisë së Veriut si "shumë të mirë" dhe shprehu shpresën se deputetët do të vendosin për të në ditët në vijim.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje 2-3°. Në luginat e Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të pjesshme pas mesditës. Temperaturat maksimale..

botuar më 22-09-23 6.45.MD

Çaktivizuan një minë afër pushimores detare Primorsko

Një minë e zbuluar në zonën e Maslen Nos, pranë pushimores bregdetare Primorsko, u çaktivizua, njoftuan nga Forcat Ushtarako Detare. Pas inspektimit të gjetjes nga specialistë ushtarakë, u konstatua se municioni ishte një spirancë, tip “Jam”, i..

botuar më 22-09-23 6.06.MD
Ivan Kondov

Përgatitjet për zgjedhjet jashtë vendit po shkojnë pa probleme

Procesi i organizimit të zgjedhjeve jashtë vendit po ecën sipas planit, tha Ivan Kondov, kryetar i grupit “Zgjedhjet” në MPJ. Pothuajse të gjitha fletat e votimit u dërguar në seksione jashtë shtetit, duke përfshirë SHBA-në, Zelandën e Re dhe..

botuar më 22-09-23 2.17.MD