Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e presionit të migrantëve në kufirin bullgaro-turk

Foto: ЕPA/BGNES

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare raporton rritje të presionit migrator në kufirin bullgaro-turk që nga fillimi i vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Gjatë kësaj kohe, patrullat dhe postat bullgare përgjatë kufirit kanë parandaluar më shumë se 36 500 përpjekje për të hyrë në vend ilegalisht. Pas vendosjes së punonjësve shtesë në kufi, numri i emigrantëve që kanë hyrë në vendin tonë në muajin maj ka qenë 32% më i vogël se në muajin prill, sipas Drejtorisë. Që nga fillimi i vitit kanë hyrë 552 emigrantë të paligjshëm, kryesisht shtetas të Afganistanit dhe Sirisë dhe janë ndaluar 64 trafikantë.