Bullgaria do të mund të marrë vëllime të plota gaz natyror nga Azerbajxhani kur të hyjë në punë interkonektori me Greqinë. Këtë e deklaroi Ambasadori i Azerbajxhanit në Bullgari Hjusein Hjuseinov në një intervistë për agjencinë e lajmeve të Azerbajxhanit Trend News Agency. Ai citoi një deklaratë të Kryeministrit bullgar Kirill Petkov se objekti do të fillojë së funksionuari më së voni në korrik ose në gusht të këtij viti. Ambasadori shtoi se Azerbajxhani, si një furnizues i besueshëm i energjisë, do të luajë një rol vendimtar në tregun bullgar të energjisë - veçanërisht në sfondin e situatës së rëndë për shkak të rritjes së mprehtë të çmimeve të gazit natyror.
Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..
Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..