Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një prototip i satelitit të parë bullgar në Tokë do të ekspozohet së shpejti në qytetin Stara Zagora

Foto: infoz.bg

Për gati 41 vjet, sateliti i parë bullgar fluturon në orbitën e Tokës. Në atë kohë, "Intercosmos Bulgaria-1300" ishte modeli më i fundit i teknologjisë në anijen kozmike, thonë ekspertët. Ata rikujtojnë se gjithmonë kur krijohen aparate kozmike, bëhen tre ekzemplare. Aktualisht prototipi i satelitit bullgar po restaurohet në qytetin Stara Zagora, duke u vendosur elemente prej  paneleve transparente. Pasi të rikthehet në formën e tij origjinale, modeli do të shfaqet për t’u parë. Në mesin e të gjithë instalimit do të ketë pamje të një pjese prej planetit Tokë, që do të ndriçojë në ngjyra reale, thonë restauruesit. Po ju rikujtojmë se sateliti i parë artificial bullgar u lëshua në orbitën hapësinore më 7 gusht 1981. Shkaku është 1300 vjetori nga themelimi i shtetit bullgar.

Aparati Intercosmos studion ndërveprimin mes Diellit dhe Tokës për dy vjet, pastaj ndalon dhënia e të dhënave. Gjatë pranverës së vitit 2016 u bë e qartë se, sateliti është aktiv dhe pritet të vazhdojë të fluturojë akoma 520 vjet.

Bullgaria është shteti i gjashtë në botë i cili ka dërguar kozmonaut të vet në Kozmosin e hapur dhe i treti, i cili ka krijuar ushqime kozmike.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD