Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komuna italiane Celle di Bulgheria - mysafir nderi në festivalin "Petrovska Kitka" në Veliki Preslav

Celle di Bulgheria

Komuna e Celle di Bulgheria do të jetë mysafir nderi në festivalin folklorik “Petrovska Kitka” në qytetin Veliki Presllav (Bullgari Verilindore). Ngjarja e pritshme do të zhvillohet nga 24 deri më 26 qershor, dhe në të do të marrin pjesë interpretues nga e gjithë Evropa, përfshirë edhe Italinë, raporton edicioni italian Giornale del Cilento.

“Ftesën e morëm personalisht nga kryetari i komunës së Veliki Presllavit Janko Jordanov – tha para botimit kryetari i komunës Celle di Bulgheria Gino Marotta. Ftesa nga pala bullgare nuk është e rastësishme. Banorët e komunës ruajnë kujtimin e paraardhësve të tyre të largët, me në krye khanin protobullgar Alcek, të cilët u vendosën në pjesën jugore të Italisë më shumë se 14 shekuj më parë. Në ditët e sotme, bashkia italiane mban kontakte të ngushta me Bullgarinë përmes një sërë nismash të përbashkëta.

Peppe Cirillo

Veçanërisht për këtë festival, në Veliki Preslav do të mbërrijë këngëtari dhe kantautori italian Peppe Cirillo, së bashku me grupin e tij "Antiqua Saxa". Ata do të prezantojnë aranzhimebashkëkohore të muzikës tradicionale mesdhetare nga rajoni Cilento. Edicioni italian kujton gjithashtu se komuna e Celle di Bulgheria është binjakëzuar me kryeqytetin e vjetër bullgar Veliki Presllav që nga viti 2016 dhe citon kryebashkiakun Gino Marotta, i cili thotë:

Binjakëzimi ynë nuk është vetëm në letër, për ne ai ka një rëndësi shumë më të madhe. Kemi një shkëmbim të rëndësishëm turistik dhe kulturor me Bullgarinë. Çdo vit shumë turistë bullgarë zgjedhin komunën tonë për pushimet e tyre verore.”

Delegacioni i komunës italiane në Veliki Presllav do të udhëhiqet nga Angelo Carelli, këshilltar komunal i Celle di Bulgheria. “Kjo është një mundësi për të promovuar rajonin tonë. Dhe binjakëzimi ynë me Veliki Preslav është një mundësi për një hapje më të gjerë të komunës sonë drejt Evropës”, tha Carelli për Giornale del Cilento.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Foto: Komuna e Celle di Bulgheria, Facebook /Peppe Cirillo

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Më shumë nga rubrika

Pamje spektakolare nga Bullgaria në sezonin e ri të serive "Evropa nga lart"

Bullgaria është një nga gjashtë vendet që do të jetë në fokus në National Geographic. Ekipi edhe një herë ngrihet në qiell për të shfaqur pamje spektakolare ajrore të Kontinentit të Vjetër në episodet e reja të serisë së dokumentarëve “Evropa nga..

botuar më 22-09-12 1.13.MD

Pushimet përgjatë bregut jugor të Detit të Zi vazhdojnë me çmime më të ulëta

Bazat e hoteleve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi presin turistët edhe në shtator, njoftoi gazetarja e BNR Burgas Nina Rangellova. Rezervimet janë me parapagesë dhe pushimi është rreth 20 për qind më i lirë krahasuar me korrikun dhe gushtin...

botuar më 22-09-01 12.05.MD

Bullgaria do të promovojë bukurinë e saj përmes gazetarëve dhe influencuesve të huaj

Në sfondin e parashikimeve për një shtator të ngrohtë, Ministria e Turizmit vendosi të ftojë gazetarë, influencues, blogerë dhe vlogger nga Evropa për të parë me sytë e tyre se Bullgaria është një vend i bukur dhe paqësor. Këtë e tha për BNR..

botuar më 22-08-31 5.48.MD