Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtarja Zdravka Evtimova mori një çmim prestigjioz rumun

Foto: Facebook/zdravka.evtimova

Zdravka Evtimova është fituese e çmimit për prozë të Akademisë Ndërkombëtare “Mihaj Eminesku” 2022, njoftaun nga P.E.N. qendra e Bullgarisë.

Çmimi i jepet shkrimtares bullgare “për përdorimin krijues të gjuhës në prozën e saj dhe ekspresivitetin ndikues në zhvillimin e temave dhe ideve estetike”, si dhe “për meritat në zhvillimin e kulturës kombëtare dhe globale”, theksohet në motivet.

Çmimi u dorëzua nga Akademiku Jon Djakonesku, President i Akademisë Ndërkombëtare “Mihaj Eminesku”. “Ne mbrojmë lirinë e fjalës, ne përhapim fjalën bullgare në mbarë botën dhe Bullgaria me poezinë e saj është në një nivel të lartë dhe mund të arrijë në zemrat e të gjithë njerëzve”, tha Evtimova gjatë ceremonisë.


Më shumë nga rubrika

Festivali i artit shqiptar – një urë lidhëse midis dy popujve miq

21 nëntori i këtij viti shënoi një ngjarje të rëndësishme, Festivalin e Parë të Artit Shqiptar në Sofje. Ky është eventi i parë i këtij lloji, që zhvillohet në Sofje, organizimi i të cilit u bë nën patronazhin e Ministrit të Kulturës të Bullgarisë,..

botuar më 22-11-25 4.49.MD

Opera e qytetit Stara Zagora prezantoi “Zërat e Shqipërisë”

Pesë muzikantë të njohur shqiptarë - violinistët Abigeila Voshtina dhe Visar Kuçi, Herida Duro - violë, Mario Guralumi - violonçel dhe sopranoja Besa Llugiqi, prezantuan para publikut të qytetit Stara Zagora veprat më domethënëse të kulturës shqiptare,..

botuar më 22-11-24 12.15.MD

Zbulimet fotografike të përkthyeses Zhasmina Panajotova

Një flutur, që shkëlqen në ngjyrat e diellit; uji dhe loja e tij me realitetin; një zog zgjat me uri sqepin për një kafshatë ushqimi... Mijëra herë në ditë kalojmë gjëra të vogla në botën përreth nesh pa u ndalur, pa ngulur sytë, pa e lejuar veten..

botuar më 22-11-23 7.15.PD