Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtarja Zdravka Evtimova mori një çmim prestigjioz rumun

Foto: Facebook/zdravka.evtimova

Zdravka Evtimova është fituese e çmimit për prozë të Akademisë Ndërkombëtare “Mihaj Eminesku” 2022, njoftaun nga P.E.N. qendra e Bullgarisë.

Çmimi i jepet shkrimtares bullgare “për përdorimin krijues të gjuhës në prozën e saj dhe ekspresivitetin ndikues në zhvillimin e temave dhe ideve estetike”, si dhe “për meritat në zhvillimin e kulturës kombëtare dhe globale”, theksohet në motivet.

Çmimi u dorëzua nga Akademiku Jon Djakonesku, President i Akademisë Ndërkombëtare “Mihaj Eminesku”. “Ne mbrojmë lirinë e fjalës, ne përhapim fjalën bullgare në mbarë botën dhe Bullgaria me poezinë e saj është në një nivel të lartë dhe mund të arrijë në zemrat e të gjithë njerëzve”, tha Evtimova gjatë ceremonisë.