Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë që prej një shekulli Rusia është në mospagim teknik

Foto: Reuters

Për herë të parë që nga viti 1918, Rusia nuk mund të paguajë me kohë borxhin e saj sovran në valutë të huaj, njoftoi Bloomberg. Kjo për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës pas agresionit rus në Ukrainë dhe pamundësisë së bankave ruse për të mbuluar një maturim prej 100 milionë dollarësh në eurobono.

Ditën e parë të Samitit të G7 në Bavari, liderët e vendeve më të industrializuara perëndimore u zotuan të ofrojnë mbështetje të pakufizuar Ukrainën për mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus, njoftoi Bloomberg, duke cituar një projekt-deklaratë nga forumi.

Për shkak të sulmeve raketore ruse, që këtë javë Shtetet e Bashkuara planifikojnë të njoftojnë blerjen e sistemeve raketore anti-ajrore NASAMS me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi për Ukrainën, raportoi CNN.

Kanadaja dërgoi dy fregata në Detin Baltik dhe Atlantikun e Veriut në një mision katër mujor, duke u bashkuar me një palë fregata në rajon për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Otava ka dërguar një kontingjent prej 700 trupash në Lituani, duke përfshirë aeroplanë ushtarakë dhe artilerinë.

Gjermania do të përgatisë dhe do të dërgojë një kontigjent shtesë ushtarak për të mbrojtur Lituaninë nëse Rusia përpiqet të pushtojë shtetin baltik për shkak të bllokadës së Kaliningradit, njoftoi REUTERS. Në Samitin e NATO-s në Madrid më 28-30 qershor, liderët e paktit do të shpallin ndihmën e re për Ukrainën dhe shtetet baltike, bëri të ditur agjencia.

Gazeta spanjolle El Pais shkruan se liderët e Aleancës mund të miratojnë vendim për vendosjen më të madhe ushtarake të organizatës pas Luftës së Ftohtë, duke dyfishuar forcat e NATO-s në krahun lindor.


Më shumë nga rubrika

Interesi i bullgarëve për të studiuar jashtë po kthehet

Këtë vit, interesi për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit është rritur me 21% krahasuar me vitin 2021, sipas të dhënave të projektit World Education, raportoi BNT. "Interesi për të studiuar jashtë vendit padyshim po kthehet pas pandemisë,..

botuar më 22-09-26 5.45.MD

Inspektorët shëndetësorë protestuan për rritjen e pagave

Punonjësit e Inspektimeve Shëndetësore Rajonale në të gjithë vendin kanë dalë sot në protestë për rritjen e pagave. Kërkesa e tyre mbështetet nga Konfederata e Sindikatave /KNSB/. Sindikata këmbëngul për rritjen e të ardhurave të paktën me masën e..

botuar më 22-09-26 4.30.MD
Prof. Sasho Penov

Bullgaria investon 0.7% të PBB-së në shkencë dhe inovacione

Në total, investimet në Bullgari për shkencë dhe inovacion janë 0,7% e PBB-së, ndërsa në BE niveli mesatar është 2,2% e PBB-së. Këtë e bëri të ditur ministri teknik i arsimit dhe shkencës, Sasho Penov, gjatë prezantimit në Sofje të “Programit të ri..

botuar më 22-09-26 3.29.MD