Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të dytën ditë radhazi nuk ka të vdekur me Covid të konfirmuar

Foto: pixabay

123 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 117 më pak se një ditë më parë. Mbi 68 për qind e personave të sapo infektuar nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 10.8 për qind e 1134 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 12,2 për qind të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u rrit me 22 në 61 323. Në spitale u shtruan 11 të infektuar. 5 prej tyre ose 45.45 për qind nuk ​​janë të vaksinuar kundër Covid. Numri i pacientëve të shtruar u rrit me 2 në 320. Në terapi intensive janë 26 të infektuar.

Për të dytën ditë radhazi nuk u regjistrua asnjë vdekje me Covid të konfirmuar. U shëruan 101 veta. Të dielën u bënë 13 vaksina.

Javën e fundit të punës në Bullgari nga data 20 deri më 24 qershor u infektuan 1439 persona, ndërsa në krahasim me javën e kaluar rritja është pothuajse dyfishuar me 844 raste të reja. Në këtë periudhë, çdo ditë regjistroheshin mbi 300 persona të infektuar, që është një rikthim në treguesit që para 26 majit. Sipas ekspertëve, është duke u formuar një valë e re e 6-të e Covid-19, e cila tashmë po mbulon Evropën.


Më shumë nga rubrika

Këshilli Atlantik i Bullgarisë bëri thirrje për ndihmë ushtarake për Ukrainën

Organizata joqeveritare Këshilli Atlantik i Bullgarisë bëri thirrje që Parlamenti të miratojë një deklaratë në mbështetje të zgjerimit të NATO-s me Ukrainën dhe ofrimin e ndihmës ushtarake për vendin. Dje “Bullgaria Demokratike” njoftoi se në ditët..

botuar më 22-10-06 6.28.MD
Asen Mexhidiev

Ministri i Shëndetësisë zgjati me një javë masat anti-epidemike

Masat anti-epidemike lidhur me pandeminë Covid-19 në Bullgari do të zgjaten deri më 12 tetor. Ky është urdhri i Ministrit të Shëndetësisë Asen Mexhidiev nga qeveria e përkohshme, i publikuar në ueb faqen e Ministrisë. Vendimi është bazuar në..

botuar më 22-10-06 5.34.MD

Kapacitetet e shumta të rinovueshme paraqesin rrezik për bilancin energjetik të Bullgarisë

Bullgaria mund të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike nëse instalohen shumë kapacitete të rinovueshme dhe nuk krijohen mundësi për të balancuar sistemin energjetik. Ekspertët paralajmëruan për këtë në një konferencë për zhvillimin e..

botuar më 22-10-06 5.24.MD