Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqëria është e polarizuar pas rënies së qeverisë

Foto: gallup-international.bg

48.1 për qind e bullgarëve e miratojnë rënien e qeverisë, 50.5 për qind janë të pakënaqur me këtë, sipas një sondazhi kombëtar të “Gallup International” nga 25 qershori.

35.3 për qind e shohin ndryshimin e qeverisë si një shans për të zgjedhur një qeveri më të qëndrueshme në vjeshtë. 59.2 për qind mendojnë se zgjedhjet e reja janë problem për vendin. 57.9 për qind shpresojnë se parlamenti aktual do të formojë një qeveri të re. 40.3 për qind presin që ajo të jetë një qeveri e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”. 40.6 për qind duan zgjedhje të reja parlamentare.

Mbi 65 për qind janë dakord se vet qeveria është fajtore për shpërbërjen e saj. 1/3 besojnë se ka pasur një grusht shteti kundër qeverisë.

59.5 për qind e të anketuarve nuk janë të kënaqur me propozimin francez të miratuar në parlament për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.


Më shumë nga rubrika

Nuk ka asnjë kërcënim ushtarak për Bullgarinë nga agresioni rus në Ukrainë

Lajmet e fundit nga Rusia tregojnë një përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë, tha Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Zëdhënës i ministrisë Kostadin Koxhabashev në një konferencë për shtypin. Ai konfirmoi qëndrimin e ministrisë se aktualisht..

botuar më 22-09-23 12.11.MD

Të sëmurët dhe të karantinuarit do të votojnë nëse ka seksione të lëvizshme

Seksione të veçanta të lëvizshme për votuesit e infektuar me Covid-19 apo personat e kontaktit nuk do të jenë të disponueshme për zgjedhjet, pasi në vend nuk është shpallur gjendje emergjente epidemie, vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

botuar më 22-09-23 11.58.PD

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë vdekje të regjistruar me Covid

162 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 377 nga një ditë më parë. 55 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. 11 për qind e 1477 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar..

botuar më 22-09-23 10.33.PD