Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqëria është e polarizuar pas rënies së qeverisë

Foto: gallup-international.bg

48.1 për qind e bullgarëve e miratojnë rënien e qeverisë, 50.5 për qind janë të pakënaqur me këtë, sipas një sondazhi kombëtar të “Gallup International” nga 25 qershori.

35.3 për qind e shohin ndryshimin e qeverisë si një shans për të zgjedhur një qeveri më të qëndrueshme në vjeshtë. 59.2 për qind mendojnë se zgjedhjet e reja janë problem për vendin. 57.9 për qind shpresojnë se parlamenti aktual do të formojë një qeveri të re. 40.3 për qind presin që ajo të jetë një qeveri e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”. 40.6 për qind duan zgjedhje të reja parlamentare.

Mbi 65 për qind janë dakord se vet qeveria është fajtore për shpërbërjen e saj. 1/3 besojnë se ka pasur një grusht shteti kundër qeverisë.

59.5 për qind e të anketuarve nuk janë të kënaqur me propozimin francez të miratuar në parlament për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria shënon Ditën e Pavarësisë

Presidenti Rumen Radev me një postim në Facebook uroi shpalljen e Pavarësisë së Bullgarisë . “114 vjet më parë, paraardhësit tanë hodhën poshtë çdo pretendim se Bullgaria mund t’i nënshtrohej kujtdo. Se zhvillimi ynë kombëtar, jeta publike..

botuar më 22-09-22 10.53.PD

Për të tretën ditë radhazi statistikat evidenton 6 të vdekur me Covid të konfirmuar

539 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 79 nga një ditë më parë. 63 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 11.7 për qind e 4615 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me..

botuar më 22-09-22 10.34.PD

Bullgaria bën thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme publikoi një qëndrim për agresionin e vazhdueshëm rus kundër Ukrainës. “Njoftimet e fundit nga Moska janë një përshkallëzim i të gjitha shqetësimeve. Të shoqëruara me retorikën bërthamore dhe të..

botuar më 22-09-22 10.11.PD