Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE akordoi 78 milion euro për të zgjeruar strukturën e magazinimit të gazit Çiren

Foto: bulgartransgaz.bg

Këshilli i Energjisë i BE-së vendosi që objektet nëntokësore të depozitimit të gazit të Komunitetit duhet të mbushen të paktën 80 për qind deri në dimrin 2022/2023 dhe me 90 për qind në sezonin e ardhshëm.

Për Bullgarinë, e cila ka vetëm rezervuarin e gazit në Çiren, kjo do të thotë se duhet të mbushet deri në 4,64 teravat orë - TWh për këtë dimër dhe deri në 5,22 TWh për dimrin e ardhshëm.

Gjatë këshillit në Luksemburg, u nënshkrua një marrëveshje midis “Bulgartransgaz” dhe BE-së, me të cilën Komisioni Evropian financon zgjerimin e depove Çiren në kuadër të Mekanizmit të Lidhjes së Evropës - CEF me 78 milionë euro ose 80 për qind të çmimit. Zgjerimi do të rrisë vëllimin e magazinimit në Çiren në 1 miliard metra kub dhe kapacitetet ditore të nxjerrjes dhe injektimit në 8-10 milion metra kub.


Më shumë nga rubrika

Evrostat: Bullgaria është në vendin e dytë në BE për sa i përket rritjes së çmimeve të banesave

Çmimet e banesave në Bashkimin Evropian u rritën me 0.3% në tremujorin prill-qershor krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023. Në Bullgari, për të njëjtën periudhë, çmimet e banesave u rritën me 4.3% krahasuar me tremujorin e parë. Këtë e..

botuar më 23-10-03 5.26.MD

Deficiti buxhetor arriti në 0.4% të PBB-së

Në fund të shtatorit, deficiti buxhetor ishte 780 milionë leva (380 milionë euro), sipas Ministrisë së Financave. Kjo është 0.4% e Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar /PBB/. Deri në fund të vitit, deficiti pritet të arrijë në 2.5% të PBB-së së..

botuar më 23-10-03 10.03.PD

Një Dhomë Tregtare Bullgaro-Kosovare do t'i afrojë ekonomitë e të dy vendeve

Në një ceremoni në Sofje u hap zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Kosovë. Aktiviteti, i cili u mbajt më 27 shtator, u hap nga Tomisllav Collov, kryetar i Bordit të Dhomës Tregtare Bullgaro-Kosovare, në prani të zëvendësministres së punëve të..

botuar më 23-09-29 2.34.MD