Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE akordoi 78 milion euro për të zgjeruar strukturën e magazinimit të gazit Çiren

Foto: bulgartransgaz.bg

Këshilli i Energjisë i BE-së vendosi që objektet nëntokësore të depozitimit të gazit të Komunitetit duhet të mbushen të paktën 80 për qind deri në dimrin 2022/2023 dhe me 90 për qind në sezonin e ardhshëm.

Për Bullgarinë, e cila ka vetëm rezervuarin e gazit në Çiren, kjo do të thotë se duhet të mbushet deri në 4,64 teravat orë - TWh për këtë dimër dhe deri në 5,22 TWh për dimrin e ardhshëm.

Gjatë këshillit në Luksemburg, u nënshkrua një marrëveshje midis “Bulgartransgaz” dhe BE-së, me të cilën Komisioni Evropian financon zgjerimin e depove Çiren në kuadër të Mekanizmit të Lidhjes së Evropës - CEF me 78 milionë euro ose 80 për qind të çmimit. Zgjerimi do të rrisë vëllimin e magazinimit në Çiren në 1 miliard metra kub dhe kapacitetet ditore të nxjerrjes dhe injektimit në 8-10 milion metra kub.


Më shumë nga rubrika

Rreth një e katërta e bullgarëve janë nën kufirin e varfërisë

Në vitin 2022, kufiri i varfërisë për vendin në tërësi ishte mesatarisht 525.92 leva /268.43 euro/ për person familjar në muaj. Atëherë 1.572 milionë njerëz, ose 22.9% e popullsisë së vendit, ishin nën kufirin e varfërisë, sipas të dhënave nga..

botuar më 23-04-26 3.32.MD

Shpenzimet e jetesës po rriten më shpejt se të ardhurat e punëtorëve

Për 3 muajt e fundit, të ardhurat e nevojshme për të mirëmbajtur 1 person janë rritur me 3.1%. Në bazë vjetore me 14.6%, sipas monitorimit të çmimeve të konsumit dhe pagave nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Paratë për të..

botuar më 23-04-21 7.19.MD

Eurostat: Bullgaria është në fund të pagesës për një orë në BE

Në vitin 2022, rritja më e madhe e pagesës mesatare për një orë brenda BE-së u regjistrua në Hungari (16.4%) dhe Bullgari (15.5%), dhe më e ulëta - në Danimarkë (2.2%), sipas të dhënave të Eurostat. Megjithatë, vendi ynë është në fund të renditjes..

botuar më 23-04-20 7.25.MD