Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE akordoi 78 milion euro për të zgjeruar strukturën e magazinimit të gazit Çiren

Foto: bulgartransgaz.bg

Këshilli i Energjisë i BE-së vendosi që objektet nëntokësore të depozitimit të gazit të Komunitetit duhet të mbushen të paktën 80 për qind deri në dimrin 2022/2023 dhe me 90 për qind në sezonin e ardhshëm.

Për Bullgarinë, e cila ka vetëm rezervuarin e gazit në Çiren, kjo do të thotë se duhet të mbushet deri në 4,64 teravat orë - TWh për këtë dimër dhe deri në 5,22 TWh për dimrin e ardhshëm.

Gjatë këshillit në Luksemburg, u nënshkrua një marrëveshje midis “Bulgartransgaz” dhe BE-së, me të cilën Komisioni Evropian financon zgjerimin e depove Çiren në kuadër të Mekanizmit të Lidhjes së Evropës - CEF me 78 milionë euro ose 80 për qind të çmimit. Zgjerimi do të rrisë vëllimin e magazinimit në Çiren në 1 miliard metra kub dhe kapacitetet ditore të nxjerrjes dhe injektimit në 8-10 milion metra kub.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti miratoi negociatat me “Hyundai” për njësitë e reja në centralin atomik “Kozlloduj”

Pas një debati të gjatë, parlamenti vendosi që deri më 15 prill të mbahen negociata ndërmjet centralit atomik “Kozlloduj”   - “Kapacitete të  Reja” dhe “Hyundai Engineering & Construction Co., Ltd”. Kompania është përfshirë në listën e shkurtër të..

botuar më 24-02-23 2.56.MD

Në 5 vitet e ardhshme, biznesi ka nevojë për gjysmë milioni specialistë të rinj

Në një periudhë afatmesme, punëdhënësit presin rritje të lartë ekonomike dhe do të kërkojnë 243 mijë specialistë me arsim të lartë dhe 245 mijë me arsim të mesëm. 194 000 njerëz do të nevojiten në tregti, turizëm dhe transport. Industria do të..

botuar më 24-02-12 11.41.PD

Të ardhurat në vendin tonë nuk mund të kompensojnë inflacionin aktual

Me 156 leva (78 euro) është rritur këtë vit pagesa e jetesës së një familjeje 3 anëtarëshe, krahasuar me vitin e kaluar. Shuma e nevojshme për një familje është afërsisht 2600 leva (1300 euro) të ardhura neto në muaj. Megjithatë, dy të tretat e..

botuar më 24-02-05 7.35.PD