Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e konsiderueshme e numrit të të infektuarve me Covid-19

Foto: pixabay

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 595 raste me koronavirus nga 5300 analizat e kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 11% e mostrave kanë dhënë rezultat pozitiv. Numri i të infektuarve rishtazi është 472 më shumë se një ditë më parë. 57% e tyre nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 215, në Plovdiv - 53 dhe në Varna - 46. Janë 329 pacientë në spital - 26 prej tyre janë në repartet e kujdesit intensiv. 71% e 63 të pranuarve në spitale nuk janë vaksinuar. Një person vdiq, i cili nuk ishte imunizuar derisa u shëruan 987 veta. Rastet aktive janë 60.930. Dje u dhanë 666 doza të vaksinës kundër koronavirusit. 2 061 478 persona kanë përfunduar tërë imunizimin. 763 957 veta kanë një dozë përforcuese.