Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Lumit Danub

Foto: BNR - Vidin

Më 29 qershor, vendet përgjatë Danubit shënojnë për të 19-in vit radhazi Ditën Ndërkombëtare të Danubit. Në këtë datë në vitin 1994 në Sofje u nënshkrua Konventa për bashkëpunim në mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të lumit Danub. Dhjetë vjet më vonë, filloi festimi i Ditës Ndërkombëtare të Lumit Danub, me synimin për të tërhequr opinionin shoqëror mbi rëndësinë e resurseve të lumit të dytë më të gjatë të Evropës për rajonet.

Në lidhje me festën, vendet përgjatë rrjedhjes së Danubit organizojnë shumë iniciativa kushtuar mbrojtjes së lumit dhe degëve të tij. Këtë vit, nën moton “Zbuloni Danubin”, festimet në qytetet bullgare përgjatë lumit, përfshijnë festivale, konkurse kushtuara mbrojtjes së lumi që cakton pjesën më të madhe të kufirit verior të Bullgarisë.