Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Lumit Danub

Foto: BNR - Vidin

Më 29 qershor, vendet përgjatë Danubit shënojnë për të 19-in vit radhazi Ditën Ndërkombëtare të Danubit. Në këtë datë në vitin 1994 në Sofje u nënshkrua Konventa për bashkëpunim në mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të lumit Danub. Dhjetë vjet më vonë, filloi festimi i Ditës Ndërkombëtare të Lumit Danub, me synimin për të tërhequr opinionin shoqëror mbi rëndësinë e resurseve të lumit të dytë më të gjatë të Evropës për rajonet.

Në lidhje me festën, vendet përgjatë rrjedhjes së Danubit organizojnë shumë iniciativa kushtuar mbrojtjes së lumit dhe degëve të tij. Këtë vit, nën moton “Zbuloni Danubin”, festimet në qytetet bullgare përgjatë lumit, përfshijnë festivale, konkurse kushtuara mbrojtjes së lumi që cakton pjesën më të madhe të kufirit verior të Bullgarisë.


Më shumë nga rubrika

Filloi Panairi i 49-të Ndërkombëtar i Librit në Sofje

Mbi 150 shtëpi botuese marrin pjesë në Panairin e 49-të Ndërkombëtar të Librit në Sofje, i cili u hap sot në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Ky është edicioni i tij më i madh që nga pandemia, me stendat e botuesve të shpërndarë në 4 kate. Paralelisht..

botuar më 22-12-06 4.28.MD

14 shkaba të zeza spanjolle fluturuan të lirë në qiell mbi Rodopet Lindore

Shkaba të zeza, të sjella nga Spanja, tashmë po fluturojnë në qiellin mbi Bullgarinë dhe më në fund ndihen të lirë në mjedisin e tyre natyror. Pak ditë më parë, 14 ekzemplarë të bukur të zogut grabitqar më të madh dhe më të rëndë në Kontinentin e..

botuar më 22-12-06 7.15.PD

Prodhuesit e alkoolit nga Ballkani marrin pjesë në një ekspozitë të specializuar në Sofje

Mbi 30 distileri nga Bullgaria, Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia dhe vende të tjera prezantojnë më shumë se 300 lloje të rakisë dhe pijeve të tjera alkoolike gjatë ekspozitës dyditore "Rakia & Spirits Fest Sofia 2022", e..

botuar më 22-12-03 11.15.PD