Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia mbylli konsullatat e saj në Bullgari

Foto: BGNES

Ambasada ruse në Bullgari njoftoi se shërbimet konsullore në Sofje, Varna dhe Ruse kanë ndërprerë punën, pasi kryeministri Kirill Petkov shpalli dëbimin e 70 diplomatëve rusë nga vendi, transmetoi TASS.

Liderja e partisë bashkëqeverisëse BSP /Partia Socialiste Bullgare/, Kornelija Ninova, shkroi në Facebook se vendimi është një akt i paprecedentë me pasoja afatgjata. Ai nuk është marrë nga qeveria apo koalicioni qeverisës, theksoi Ninova, dhe BSP nuk është dakord me këtë vendim.

Arsyeja kryesore për masën është se Rusia e shpalli Bullgarinë një vend armik dhe përkatësisht diplomatët e saj në vend janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, deklaroi diplomati Stefan Tafrov për BNT.