Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia po kërcënon me masa asimetrike për shkak të diplomatëve rusë të dëbuar

Marija Zaharova
Foto: www.mid.ru

Vendimi i autoriteteve bullgare për dëbimin e 70 diplomatëve rusë nuk është i pavarur, por i diktuar nga forcat e jashtme dhe pavarësisht dëshirës së popullit bullgar, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zaharova. Sipas saj, Rusia rezervon të drejtën për t’u kundërpërgjigjur me masa politike dhe diplomatike, përfshirë ato asimetrike. Marija Zaharova tha gjithashtu se vendimi është një përpjekje e kabinetit të dorëhequr për t’i dhënë një goditje dërrmuese marrëdhënieve me Rusinë dhe mekanizmave të mbetur për dialogun dypalësh. “Askush nuk mund të shkatërrojë marrëdhëniet shekullore kulturore dhe shpirtërore që bashkojnë dy popujt”, përfundoi ajo.

Më shumë nga rubrika

Hristo Ivanov

“Bullgaria Demokratike”: Nuk do të marrim pjesë në një qeverisje me GERB dhe DPS

"Bullgaria Demokratike" nuk do të marrë pjesë në një qeverisje me GERB dhe DPS. Një qeverisje e tillë është e pamundur, pasi do të nxirrte njerëzit në rrugë. Ajo në fakt është një recetë për destabilizimin e vendit. Një mendim të tillë për bTV e ka..

botuar më 22-10-03 6.37.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk duhet të përfshijë drejtpërdrejt aleancën në luftë

Vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO duhet të merret vetëm pas punimit të parametrave të qartë për zgjidhjen paqësore të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, që do të miratohen dhe zbatohen nga të dyja shtetet luftuese. Kështu shkruhet në..

botuar më 22-10-03 5.57.MD

DPS është forca e parë politike e votës bullgare jashtë vendit

Me 100% protokolle të përpunuara të komisioneve zgjedhore sektoriale të bullgarëve që kanë votuar jashtë vendit, në vendin e parë është “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS) me 31,80% të votave, e dyta është “Po e vazhdojmë ndryshimin”..

rinovuar më 22-10-03 4.17.MD