Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e muzikës bullgare në zemër të Bullgarisë

“Tubimi Ballkanik i këngës bullgare-2022” në qytetin Aprillci

Foto: arkiv personal

I vendosur në rrezet e malit të Stara Planinas Qendrore, poshtë majave madhështore Botev dhe Maragidik, qyteti i Aprillci mblodhi këngëtarë, muzikantë dhe ansamble nga Sevlievoja, Plevensko, Svishtovsko, Trojansko, Sofja e të tjera. Ballkani krenar përsëri i bashkoi talentet e vet muzikor në një festë kushtuar 20 vjetorit të tubimit, por dhe hapi fillimin e verës turistike 2022.


Për sekretaren e vatrës së kulturës “Bëdeshte 1984” /E ardhmja/  zonja Velina Angjellova, përgatitja dhe pritja e pjesëmarrësve të shumtë në numër në “Tubimin Ballkanik” qe një ngjarje shumë emocionuese. Ajo ndau mendimin se përvjetori i 20 është dashur që të shënohet gjatë vitit 2020, por e rëndësishmja është se festa sipas traditës ka mundur të mbledhë interpretues dhe adhurues të folklorit nga i gjithë vendi.

“Njerëzit, të cilët e pëlqejnë këngën bullgare si dhe vallet bullgare gjithmonë janë gati të na vizitojnë  dhe të argëtohen bashkë me ne. Sipas meje dhe miqve tanë, tubimi kaloi në një nivel të lartë, pavarësisht nga pushimi dyvjeçar. Ne kishim pjesëmarrës nga pothuajse të gjitha krahinat e Bullgarisë-njerëz të cilët i ruajnë traditat bullgare. Morën pjesë dhe shumë fëmijë me këngë dhe valle të veta. Sivjet çmimin e mori Qendra për Zhvillimin e Fëmijëve "Jovko Jovkov" - Sevlievo, për fëmijë jashtëzakonisht të talentuar.

Ideja jonë, akoma përpara 22 vjetëve, kur e krijuam tubimin ishte për t’u dhënë mundësi të gjithë bullgarëve, pavarësisht nga gjinia - folklor, pop, “muzika e vjetër e qytetit”, të paraqiten me interpretimet e tyre. Sivjet pjesëmarrësi më i vogël ishte 6 vjeç, kurse më i moshuari - 96 vjeç. Mesazhi i Tubimit Ballkanik është: të doni dhe të ruani traditat dhe kulturën bullgare. Kjo është pasuria jonë - muzika, vallet, të cilat i ruajmë ne, nga zemra e Bullgarisë - nga qyteti Aprillci”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Më shumë nga rubrika

Festivali i pare i Bukëve të Ritit pranë Danubit

Më 25 qershor mes rrënojave të kështjellës mesjetare Çerven në afërsi të qytetit Ruse do të mbahet Festivali i Bukës së Ririt, organizuar nga Muzeu Historik Rajonal në qytet. Pjesëmarrësit do të prezantojnë bukë rituale të cilat janë pjesë e pandarë e..

botuar më 22-06-25 9.15.PD

Dita e Enjos - një përrallë e bukur për fuqinë e mrekullueshme të bimëve

Historia e Ditës së Enjos (Enjovden) është si një përrallë e bukur, e cila ka bashkuar fuqinë mrekullibërëse të bimëve, rininë dhe bukurinë që e shoqërojnë festën. Një përrallë të cilës i rikthehemi me kënaqësi çdo vit më 24 qershor, ua tregojmë..

botuar më 22-06-24 5.15.PD

Filigrani - një art, traditë, zanat para harresës

Çdo një punë kërkon mjeshtrin e vet - thotë populli bullgar. Që të bëhesh një mjeshtër i vërtetë duhet dhe një talent i vërtetë, një përkushtim dhe shumë, shumë kohë. Vite të tëra me radhë një punë këmbëngulëse, të cilat të mund ta kthejnë identitetin..

botuar më 22-06-23 7.15.PD