I vendosur në rrezet e malit të Stara Planinas Qendrore, poshtë majave madhështore Botev dhe Maragidik, qyteti i Aprillci mblodhi këngëtarë, muzikantë dhe ansamble nga Sevlievoja, Plevensko, Svishtovsko, Trojansko, Sofja e të tjera. Ballkani krenar përsëri i bashkoi talentet e vet muzikor në një festë kushtuar 20 vjetorit të tubimit, por dhe hapi fillimin e verës turistike 2022.
Për sekretaren e vatrës së kulturës “Bëdeshte 1984” /E ardhmja/ zonja Velina Angjellova, përgatitja dhe pritja e pjesëmarrësve të shumtë në numër në “Tubimin Ballkanik” qe një ngjarje shumë emocionuese. Ajo ndau mendimin se përvjetori i 20 është dashur që të shënohet gjatë vitit 2020, por e rëndësishmja është se festa sipas traditës ka mundur të mbledhë interpretues dhe adhurues të folklorit nga i gjithë vendi.
“Njerëzit, të cilët e pëlqejnë këngën bullgare si dhe vallet bullgare gjithmonë janë gati të na vizitojnë dhe të argëtohen bashkë me ne. Sipas meje dhe miqve tanë, tubimi kaloi në një nivel të lartë, pavarësisht nga pushimi dyvjeçar. Ne kishim pjesëmarrës nga pothuajse të gjitha krahinat e Bullgarisë-njerëz të cilët i ruajnë traditat bullgare. Morën pjesë dhe shumë fëmijë me këngë dhe valle të veta. Sivjet çmimin e mori Qendra për Zhvillimin e Fëmijëve "Jovko Jovkov" - Sevlievo, për fëmijë jashtëzakonisht të talentuar.
Ideja jonë, akoma përpara 22 vjetëve, kur e krijuam tubimin ishte për t’u dhënë mundësi të gjithë bullgarëve, pavarësisht nga gjinia - folklor, pop, “muzika e vjetër e qytetit”, të paraqiten me interpretimet e tyre. Sivjet pjesëmarrësi më i vogël ishte 6 vjeç, kurse më i moshuari - 96 vjeç. Mesazhi i Tubimit Ballkanik është: të doni dhe të ruani traditat dhe kulturën bullgare. Kjo është pasuria jonë - muzika, vallet, të cilat i ruajmë ne, nga zemra e Bullgarisë - nga qyteti Aprillci”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..
Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..
"Unë jam bullgare" - një projekt fotografik i cili fitoi popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit, mbushi 9 vjet. Fotot mahnitëse të fotografit Radosllav Përvanov prezantojnë bukurinë e Bullgarisë dhe folklorin bullgar..