Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Titujt e nxehtë të aksionit në edicionin e parë “Sveti Vllas Film Fest”

Foto: svff.dinevigroup.bg

Nga 30  qershor deri më 2 korrik në pushimoren detare Sveti Vllas prezantohet edicioni i parë i festivalit të filmave “Sveti Vllas Film Fest”. Adhuruesit e zhanrit të kinemasë aksion mund të shijojnë një maratonë filmike treditore me nëntë nga titujt më të nxehtë të aksionit të vitit.

Martin Campbell - regjisori i filmit “Casino Royale” nga seria për James Bond, do të jetë i ftuar nderi në edicionin e parë të festivalit.

Në kuadër të veprimtarisë do të ketë evente shoqëruese, duke përfshirë një shfaqje tematike në marinë dhe atë tradicionale për vendin tonë July Morning – mirëseardhjen e lindjes së diellit nën tingujt e këngës së njëjtë të Uriah Heep dhe këtë herë edhe nën muzikën e njohur filmike.