Nga 30 qershor deri më 2 korrik në pushimoren detare Sveti Vllas prezantohet edicioni i parë i festivalit të filmave “Sveti Vllas Film Fest”. Adhuruesit e zhanrit të kinemasë aksion mund të shijojnë një maratonë filmike treditore me nëntë nga titujt më të nxehtë të aksionit të vitit.
Martin Campbell - regjisori i filmit “Casino Royale” nga seria për James Bond, do të jetë i ftuar nderi në edicionin e parë të festivalit.
Në kuadër të veprimtarisë do të ketë evente shoqëruese, duke përfshirë një shfaqje tematike në marinë dhe atë tradicionale për vendin tonë July Morning – mirëseardhjen e lindjes së diellit nën tingujt e këngës së njëjtë të Uriah Heep dhe këtë herë edhe nën muzikën e njohur filmike.
Instituti Shtetëror i Kulturës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë për të tretin vit na dhuron një festë të kinemasë në prag të Krishtlindjes. Deri më 18 dhjetor, adhuruesit e artit të shtatë nga çdo një anë e globit mund të shohin..
21 nëntori i këtij viti shënoi një ngjarje të rëndësishme, Festivalin e Parë të Artit Shqiptar në Sofje. Ky është eventi i parë i këtij lloji, që zhvillohet në Sofje, organizimi i të cilit u bë nën patronazhin e Ministrit të Kulturës të Bullgarisë,..
Pesë muzikantë të njohur shqiptarë - violinistët Abigeila Voshtina dhe Visar Kuçi, Herida Duro - violë, Mario Guralumi - violonçel dhe sopranoja Besa Llugiqi, prezantuan para publikut të qytetit Stara Zagora veprat më domethënëse të kulturës shqiptare,..