Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofanova vendosi ultimatum që të anulohet dëbimi i 70 diplomatëve rusë

Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofanova
Foto: BGNES

Ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova i ka dorëzuar një notë verbale Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, në të cilën kërkon që deri në orën 12:00 të datës 1 korrik, të tërhiqen notat për nëpunësit e përfaqësive diplomatike ruse që u shpallën persona “non grata”. Në rast të kundërt, “çështja e mbylljes së Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Bullgarisë do të ngrihet menjëherë para udhëheqjes ruse”.

Në përgjigje, kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov këshilloi Federatën Ruse të tërheqë notën. “Edhe pse prezenca bullgare në Ambasadën tonë në Rusi numëron vetëm 12 persona, Ambasada Ruse në Bullgari do të ketë mundësinë të mbajë 43 punonjës të saj sipas vendimit të marrë dje nga qeveria bullgare”, tha ai. Kirill Petkov shprehu gjithashtu bindjen se marrëdhëniet bullgaro-ruse mund të vazhdojnë të zhvillohen në fusha me interes të përbashkët, duke respektuar vlerat e rëndësishme për secilin nga vendet tona.

Ndërkohë, Ambasadorja Eleonora Mitrofanova tha për BNT se Moska po shqyrton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Bullgarinë për shkak të skandalit me 70 diplomatët rusë të dëbuar. Sipas saj, Rusia i cilëson veprimet e qeverisë bullgare si të paprecedentë.

Më shumë nga rubrika

Kandidati për kryeministër i GERB-it përmbylli raundin e takimeve me grupet parlamentare

Në takimin me kryesinë e DPS-së, kandidati i GERB-it për kryeministër, Prof. Nikollaj Gabrovski, deklaroi se nëse nuk formohet qeveria tani, ka shumë gjasa për zgjedhje të reja të parakohshme. Prof. Gabrovski dhe DPS-ja gjetën ngjashmëri në..

botuar më 22-12-09 7.24.MD
Rumen Radev (majtas) dhe Rexhep Erdogan

Presidenti Rumen Radev u takua me Rexhep Erdogan në Stamboll

Bullgaria dhe Turqia janë fqinjë në një rajon kompleks dhe sfidues afër luftës në Ukrainë, kështu që bashkëpunimi midis Sofjes dhe Ankarasë është i rëndësishëm për stabilitetin e Evropës Juglindore. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev pas..

botuar më 22-12-09 5.47.MD

Parashikimi i motit për 10 dhjetorin 2022

Gjatë natës së të premtes duke u gdhirë e shtunë do të mbajë vranësira dhe reshje të dobëta shiu në vende të veçanta në Bullgarinë perëndimore dhe jugore. Të shtunën më 10 dhjetor do të mbajë mot kryesisht i vranët. Pas ndalimit të..

botuar më 22-12-09 5.35.MD