Ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova i ka dorëzuar një notë verbale Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, në të cilën kërkon që deri në orën 12:00 të datës 1 korrik, të tërhiqen notat për nëpunësit e përfaqësive diplomatike ruse që u shpallën persona “non grata”. Në rast të kundërt, “çështja e mbylljes së Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Bullgarisë do të ngrihet menjëherë para udhëheqjes ruse”.
Në përgjigje, kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov këshilloi Federatën Ruse të tërheqë notën. “Edhe pse prezenca bullgare në Ambasadën tonë në Rusi numëron vetëm 12 persona, Ambasada Ruse në Bullgari do të ketë mundësinë të mbajë 43 punonjës të saj sipas vendimit të marrë dje nga qeveria bullgare”, tha ai. Kirill Petkov shprehu gjithashtu bindjen se marrëdhëniet bullgaro-ruse mund të vazhdojnë të zhvillohen në fusha me interes të përbashkët, duke respektuar vlerat e rëndësishme për secilin nga vendet tona.
Ndërkohë, Ambasadorja Eleonora Mitrofanova tha për BNT se Moska po shqyrton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Bullgarinë për shkak të skandalit me 70 diplomatët rusë të dëbuar. Sipas saj, Rusia i cilëson veprimet e qeverisë bullgare si të paprecedentë.Unë jam i gatshëm për dialog me presidentin në çdo kohë, siç kam mbajtur deri më tani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për ndryshimet e propozuara në përbërjen e qeverisë në detyrë. Përgjegjësia për ministrat që propozoj është tërësisht..
Presidenti italian Sergio Mattarella deklaroi mbështetjen e Romës për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen. Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Mattarella ndodhet në një vizitë dyditore në vend. Të dy diskutuan për zhvillimin e..
Ambasadori i Iranit në Bullgari, Alireza Irvash, u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 16 prill 2024 për shkak të sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 14 prill 2024. Gergana Karaxhova, Drejtore e Përgjithshme në “Çështjet Politike”..
Më 18 prill festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve. Në këtë datë në vitin 1925, u themelua Organizata Ndërkombëtare e Radio Amatorëve IARU. Në..
Të enjten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Do të jetë me re. Paradite do të ketë reshje shiu kryesisht në..
Ambasadori i Iranit në Bullgari, Alireza Irvash, u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 16 prill 2024 për shkak të sulmit të Iranit ndaj..