Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofanova vendosi ultimatum që të anulohet dëbimi i 70 diplomatëve rusë

Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofanova
Foto: BGNES

Ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova i ka dorëzuar një notë verbale Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, në të cilën kërkon që deri në orën 12:00 të datës 1 korrik, të tërhiqen notat për nëpunësit e përfaqësive diplomatike ruse që u shpallën persona “non grata”. Në rast të kundërt, “çështja e mbylljes së Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Bullgarisë do të ngrihet menjëherë para udhëheqjes ruse”.

Në përgjigje, kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov këshilloi Federatën Ruse të tërheqë notën. “Edhe pse prezenca bullgare në Ambasadën tonë në Rusi numëron vetëm 12 persona, Ambasada Ruse në Bullgari do të ketë mundësinë të mbajë 43 punonjës të saj sipas vendimit të marrë dje nga qeveria bullgare”, tha ai. Kirill Petkov shprehu gjithashtu bindjen se marrëdhëniet bullgaro-ruse mund të vazhdojnë të zhvillohen në fusha me interes të përbashkët, duke respektuar vlerat e rëndësishme për secilin nga vendet tona.

Ndërkohë, Ambasadorja Eleonora Mitrofanova tha për BNT se Moska po shqyrton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Bullgarinë për shkak të skandalit me 70 diplomatët rusë të dëbuar. Sipas saj, Rusia i cilëson veprimet e qeverisë bullgare si të paprecedentë.

Më shumë nga rubrika

Festivali i 10-të i Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada”

Nga data 23 deri më 25 shtator, Stara Zagora mirëpret edicionin e 10-të jubilar të Festivalit të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada”. Hapja do të kombinohet me Natën e Arteve përballë Muzeut Historik Rajonal. Në Operën Shtetërore..

botuar më 22-09-22 4.30.MD
Ilijana Jotova

Bullgaria të ndërmjetësojë për paqen në Ukrainë

Bullgaria duhet të ketë guximin dhe vetëbesimin për të iniciuar takime në nivelin më të lartë diplomatik në kërkim të zgjidhjes së situatës së rënd ndërkombëtare, tha në Veliko Tërnovo Nënpresidentja Ilijana Jotova. “Pas deklaratës së..

botuar më 22-09-22 3.52.MD

Nënpresidenti bëri thirrje që të mos ketë panik para provave

114-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë u shënua në Kalanë Carevec në Veliko Tërnovo. Pasionet politike harrohen kur bullgarët kanë një qëllim para tyre, tha para të pranishmëve në kremtim Nënpresidentja Ilijana Jotova. “Qëllimi i..

botuar më 22-09-22 12.31.MD