Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri hodhi poshtë ultimatumin rus për ndërprerjen e marrëdhënieve

| rinovuar më 22-07-01 4.10.MD
Kirill Petkov
Foto: Facebook/ Kiril Petkov

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave i dorëhequr Asen Vasilev do të jetë kandidat për kryeministër të “Po e vazhdojmë ndryshimin”. “Nuk do të lejojmë që Bullgaria të shkojë në drejtimin e gabuar dhe diplomatët e huaj të japin drejtimin”, tha Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov në një videomesazh në lidhje me krizën me dëbimin e 70 vetave nga personeli i Ambasadës ruse në Sofje.

Në Kuvendin Popullor Zëvendëskryeministrja e dorëhequr dhe lidere e BSP-së, Kornelija Ninova, kërkoi që për shkak të krizës, Kryeministri Petkov të japë dorëheqje menjëherë. Ajo nguli këmbë që Presidenti të shkarkojë kryetarin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Ninova këmbënguli që Parlamenti të marrë një vendim si organi më i lartë shtetëror, për kazusin me Rusinë.

Kërkesa u hodh poshtë nga GERB. Lideri i forcës kryesore opozitare, Bojko Borisov, tha se “GERB qëndron pas veprimeve të qeverisë së dorëhequr të Kirill Petkovit për dëbimin e diplomatëve dhe personelit teknik rus, pavarësisht nga mënyra joprofesionale në të cilën u krye”. Sipas Borisovit, kapitullimi tani ndaj ultimatumit të vendosur nga Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofonova do të thotë heqje dorë nga sovraniteti. Kryetarja e grupit parlamentar GERB Desisllava Atanasova shtoi se përgjegjësia për skandalin diplomatik me Federatën Ruse i takon tërësisht kryeministrit të dorëhequr Kirill Petkov dhe “flet vetëm për një gjë – paaftësinë totale të Kirill Petkovit dhe qeverisë së tij për ta udhëhequr shtetin. Atanasova parashikoi se madje “Po e vazhdojmë ndryshimin të mbledhë 121 deputetë dhe të formojë një qeveri të dytë me kryeministrin Asen Vasilev, ajo do të jetë e paqëndrueshme dhe ndoshta nuk do të përballojë një votë tjetër mosbesimi.

Në mbështetje të vendimit të Petkovit, deputeti i “Bullgarisë Demokratike” Ivajllo Mirçev thejsoi për “Nova TV” se partia e tij ka arsye shumë serioze të shqetësohet se rrjeti rus i spiunazhit ka arritur në majat e shtetit. Mirçev ishte kategorik se janë marrë informacione jashtëzakonisht shqetësuese për ndikimin rus në Bullgari.


Më shumë nga rubrika

Mosmarrëveshje në Bashkinë e Kryeqytetit për flamurin e Ukrainës

Flamuri i Ukrainës i vendosur në fasadën e Bashkisë së Kryeqytetit edhe një herë u bë objekt i mosmarrëveshjeve midis këshilltarëve bashkiakë. Në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Sofjes, Borisllav Ivanov nga grupi “Patriotët për Sofjen” pyeti se..

botuar më 22-10-06 2.54.MD

Gazi pritet të mos bëhet më i shtrenjtë, por edhe më i lirë

Nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme në shkallë ndërkombëtare dhe me luftën në Ukrainë dhe situata vazhdon, çmimet e gazit natyror për nëntor dhe dhjetor nuk do të rriten. Këtë e tha kryetari i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujërave Ivan..

botuar më 22-10-06 11.52.PD
Cvetozar Tomov

Ata që votuan “nuk mbështes askënd” u dyfishuan në zgjedhjet e fundit

Njerëzit gjithnjë e më shumë po zgjedhin opsionin “Nuk mbështes askënd”, komentoi për televizionin “Nowa News” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Cvetozar Tomov. Në zgjedhjet e mëparshme me të votuan rreth 35 mijë persona, rritja e kësaj vote..

botuar më 22-10-06 11.42.PD