Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri hodhi poshtë ultimatumin rus për ndërprerjen e marrëdhënieve

| rinovuar më 22-07-01 4.10.MD
Kirill Petkov
Foto: Facebook/ Kiril Petkov

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave i dorëhequr Asen Vasilev do të jetë kandidat për kryeministër të “Po e vazhdojmë ndryshimin”. “Nuk do të lejojmë që Bullgaria të shkojë në drejtimin e gabuar dhe diplomatët e huaj të japin drejtimin”, tha Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov në një videomesazh në lidhje me krizën me dëbimin e 70 vetave nga personeli i Ambasadës ruse në Sofje.

Në Kuvendin Popullor Zëvendëskryeministrja e dorëhequr dhe lidere e BSP-së, Kornelija Ninova, kërkoi që për shkak të krizës, Kryeministri Petkov të japë dorëheqje menjëherë. Ajo nguli këmbë që Presidenti të shkarkojë kryetarin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Ninova këmbënguli që Parlamenti të marrë një vendim si organi më i lartë shtetëror, për kazusin me Rusinë.

Kërkesa u hodh poshtë nga GERB. Lideri i forcës kryesore opozitare, Bojko Borisov, tha se “GERB qëndron pas veprimeve të qeverisë së dorëhequr të Kirill Petkovit për dëbimin e diplomatëve dhe personelit teknik rus, pavarësisht nga mënyra joprofesionale në të cilën u krye”. Sipas Borisovit, kapitullimi tani ndaj ultimatumit të vendosur nga Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofonova do të thotë heqje dorë nga sovraniteti. Kryetarja e grupit parlamentar GERB Desisllava Atanasova shtoi se përgjegjësia për skandalin diplomatik me Federatën Ruse i takon tërësisht kryeministrit të dorëhequr Kirill Petkov dhe “flet vetëm për një gjë – paaftësinë totale të Kirill Petkovit dhe qeverisë së tij për ta udhëhequr shtetin. Atanasova parashikoi se madje “Po e vazhdojmë ndryshimin të mbledhë 121 deputetë dhe të formojë një qeveri të dytë me kryeministrin Asen Vasilev, ajo do të jetë e paqëndrueshme dhe ndoshta nuk do të përballojë një votë tjetër mosbesimi.

Në mbështetje të vendimit të Petkovit, deputeti i “Bullgarisë Demokratike” Ivajllo Mirçev thejsoi për “Nova TV” se partia e tij ka arsye shumë serioze të shqetësohet se rrjeti rus i spiunazhit ka arritur në majat e shtetit. Mirçev ishte kategorik se janë marrë informacione jashtëzakonisht shqetësuese për ndikimin rus në Bullgari.


Më shumë nga rubrika

Nënpresidenti bëri thirrje që të mos ketë panik para provave

114-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë u shënua në Kalanë Carevec në Veliko Tërnovo. Pasionet politike harrohen kur bullgarët kanë një qëllim para tyre, tha para të pranishmëve në kremtim Nënpresidentja Ilijana Jotova. “Qëllimi i..

botuar më 22-09-22 12.31.MD

Të gjitha faturat e votave në makinë do të numërohen

Makineritë në të cilat bullgarët do të votojnë në SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe dhe Greqi tashmë u dërguan, njoftoi zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Rosica Mateva. 301 janë seksionet jashtë shtetit ku do të bëhet votimi me..

botuar më 22-09-22 12.14.MD

Bullgaria shënon Ditën e Pavarësisë

Presidenti Rumen Radev me një postim në Facebook uroi shpalljen e Pavarësisë së Bullgarisë . “114 vjet më parë, paraardhësit tanë hodhën poshtë çdo pretendim se Bullgaria mund t’i nënshtrohej kujtdo. Se zhvillimi ynë kombëtar, jeta publike..

botuar më 22-09-22 10.53.PD