Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktualizimi i buxhetit i Bullgarisë për vitin 2022 është fakt

Nuk ka TVSH për bukën deri më 1 korrik 2023

Foto: BGNES

Pas një takimi të gjatë në ditën e fundit të qershorit, deputetët më në fund miratuan përditësimin e buxhetit të shtetit.

“Në këtë situatë të vështirë politike, parlamenti tregoi përgjegjësinë e nevojshme, buxheti është i vështirë për t’u zbatuar, por mund të zbatohet, janë zbatuar shumë masa antikrizë për familjet, për pensionistët dhe për bizneset”, tha Ministri i Financave Asen Vasilev pas miratimit të kornizës së përditësuar financiare të vendit për vitin aktual.

Kuvendi Popullor miratoi një ndihmë prej 25 stotinka (0.13 euro) për litër karburant të cilin njeriu do të mbushë në makinën e tij nga 1 korriku. Ndihma është e vlefshme për çdo mbushje deri në 50 litra. Kompensimi do të zbatohet për benzinën A-95, naftën pa aditivë, gazin e lëngshëm të naftës dhe gazin natyror.

Të ardhurat e premtuara janë 34.1 miliardë leva (17.4 miliardë euro) - 760 milionë leva (388 milionë euro) më shumë se sa u propozua nga qeveria, dhe shpenzimet janë 21.1 miliardë leva (10, 7 miliardë euro), me një planifikim fillestar prej 20.4 miliardë levash. (10.4 miliardë euro). Kufiri i borxhit të ri shtetëror është rritur nga 7.3 miliardë leva (3.7 miliardë euro) në 10.3 miliardë leva (5.3 miliardë leva) për shkak të të ardhurave të pritura nga TVSH-ja dhe inflacionit. Po rritet edhe shuma e garancive shtetërore për kompanitë “Bulgargaz” dhe “Bulgartransgaz”.

U ra dakord që buka dhe mielli të mos i nënshtrohen TVSH-së. Masa do të zbatohet deri më 1 korrik 2023 për furnizimet e bukës dhe miellit me vend zbatimi në territorin e vendit dhe për importin e mallrave në territorin e vendit.

Janë miratuar edhe tekste me të cilat mund të rriten pagat e punonjësve në Kuvendin Popullor në bazë të kursimeve në buxhetin e tij. U votuan edhe fonde shtesë për shpërblime në departamente të ndryshme, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe fushën e arsimit.

Ministri i Financave saktësoi se deputetët i shtuan 760 milionë leva 2 miliardë levave të premtuara më parë nga qeveria për masat kundër krizës dhe inflacionit.

"Shpresoj shumë që ky buxhet do t'i ndihmojë të gjithë bullgarët që ta përballojnë pak më qetë krizën dhe këto kohë të trazuara. Ky është një buxhet që nga njëra anë ruan komponentin social, nga ana tjetër jep mundësinë për të bërë shpenzimet e nevojshme sociale, në mënyrë që njerëzit që janë në pozitën më të pafavorshme të përballojnë të gjitha krizat”, theksoi Ministri i Financave.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Rosica Vellkova

Nuk pritet tejkalim i të ardhurave buxhetore deri në fund të vitit 2022

E vetmja mënyrë për të financuar shpenzimet e jashtëzakonshme deri në fund të vitit është kursimi, pasi nuk pritet tejkalim i të ardhurave buxhetore. Ministrja e Financave Rosica Vellkova u tha gazetarëve se teprica e të hyrave në buxhet nga mesi..

botuar më 22-08-29 11.46.PD

Inflacioni vazhdon të tejkalojë rritjen e të ardhurave

Pabarazitë sociale dhe inflacioni janë dy nga problemet kryesore në politikën e të ardhurave në vendin tonë. Dhe nëse inflacioni është një problem pan-evropian, i provokuar nga faktorë të jashtëm - lufta në Ukrainë, çmimi i transportuesve të..

botuar më 22-08-24 7.15.PD

Mungesa e personelit dhe përqindja e lartë e njerëzve aktivë jashtë sistemeve publike – probleme në tregun e punës në vendin tonë

Rritja e çmimeve të energjisë, si dhe lufta në Ukrainë, janë ndër “fajtorët” kryesorë për rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës në të gjithë Evropën .  Por, ndryshe nga vendet në Perëndim, të cilat marrin një sërë masash për të kufizuar..

botuar më 22-08-22 12.56.MD