Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E majta do të negociojë sërish për formimin e qeverisë së re

Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Socialistët janë gati të ulen sërish në tryezën e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, pasi kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov njoftoi se për kryeministër do të propozohet ministri i financave në dorëheqje Asen Vasilev.

Liderja e së majtës Kornelija Ninova tha se socialistët do të këmbëngulin për një program të qartë, i cili nuk ka ekzistuar deri tani. Sipas Ninovës, është e qartë se BSP ka mendime të ndryshme për një sërë çështjesh me "Po e vazhdojmë ndryshimin", me "Bullgarinë Demokratike" dhe me ITN, por dëshira për të ndryshuar modelin e mëparshëm të qeverisjes së Bullgarisë është e përbashkët. Ninova u apeloi atyre që të fokusohen në të përbashkëtën, për hir të stabilitetit të Bullgarisë dhe qetësisë së qytetarëve bullgarë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD