Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Burgasi i bohemës nga koha e socializmit

7
Foto: hotelprimoretz.bg

“Vetëm në portin e Burgasit

jeta më mbush me admirim!”

Kështu fillon vjersha “Porti” nga viti 1969 i Hristo Fotevit, një nga poetët bullgarë më frymëzues të historisë sonë të re dhe një figurë-emblemë e vendlindjes së tij Burgas. Ai, së bashku me një sërë kolegësh, intelektualësh dhe artistësh, kontribuoi për marrjen e pseudonimit të vendbanimit të Detit të Zi në fund të shekullit të 20-të – "qytet i poetëve, artistëve, aktorëve dhe muzikantëve". Dhe e gjithë magjia e jetës së tyre boheme dhe e të menduarit novator, jashtë klisheve dhe normave shoqërore, ka ndodhur në disa institucione, të cilat për ta ishin “fabrika krijuese”, tha gazetarja Mariana Përvanova për Radio Bullgarinë. Ajo vetë, vite me radhë ka mbledhur pjesët e historisë së asaj kohe përmes rrëfimeve të pjesëmarrësve dhe dëshmitarëve të viteve të lavdishme artistike buzë detit. Rezultati i punës së saj është libri "Vendet boheme të socializmit. Burgasi".

“Burgasi nuk ishte një qytet shumë i madh, po flasim për vitet 50-80 të shekullit të kaluar. Gjithsesi, sipas tregimeve të njerëzve dhe dëshmive të shkruara, numërova rreth 20 objekte emblematike, prej të cilave rreth gjashtë janë ruajtur deri më sot, që nuk është pak duke pasur parasysh ndryshimet e mëdha arkitekturore që kanë ndodhur vitet e fundit. Midis tyre janë “Kazinoja e Detit”, Hoteli “Primorec”, Restoranti “Spiranca e Artë”, i famshëm për gjellët e tij të detit, pastiçeria “Roza” (“Trëndafili”).

Fatkeqësisht, nuk ka shumë informacion për jetën në këto vende. Ngjarjet në kafene kanë krijuar një jetë paralele, përtej asaj zyrtare. Këto ishin vende për biseda më të lira, për ide jotradicionale dhe të reja, për shkëmbimin dhe diskutimin e tyre. Për fat të keq, kjo pjesë e jetës së atëhershme kulturore të Bullgarisë nuk u shfaq në shtyp. Është në kujtimet e disa njerëzve që kanë qenë dëshmitarë dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këto ngjarje dhe ky është burimi im kryesor i informacionit”.


Deti i hapur dhe porti i Burgasit, më i madhi në Bullgari, u treguan një kufi i depërtueshëm i frymës evropiane dhe ideve botërore. "Jeta kulturore në Evropë arriti shpejt në Burgas përmes anijeve, udhëtimeve të marinarëve dhe inteligjencës," thotë Mariana Përvanova. Përbërja shumëngjyrëshe etnike e qytetit, duke përfshirë një koloni të madhe armene dhe greke, gjithashtu kontribuoi për këtë.

“Burgasi ishte një vend ku mund të blije, për shembull, muzikën e The Beatles dhe rock modern në përgjithësi. Dhe që më vonë ajo u përhap në brendësi të Bullgarisë.

Ky kontakt i lirë me botën e jashtme doli të ishte veçanërisht i rëndësishëm për piktorët që ishin thelbi i çdo boheme. Ata kishin informacion për trendet dhe emrat e rinj në art dhe u ndikuan shumë prej tyre – tregon gazetarja. Dhe pavarësisht standardeve që u imponuan për të ashtuquajturin “socrealizm” në ato vite, ata arritën të nxisin prirje të reja në art. Kjo jetë e pasur jashtë shtëpisë tregon se sa i zgjuar dhe i bashkuar ishte qyteti - një terren pjellor për krijimin e një publiku të hapur dhe të gatshëm për të pranuar inovacionet, thotë Mariana Parvanova. Në mbështetje të fjalëve të saj, gazetarja kujton katërshen historike të regjisorit, e cila filloi punën në Teatrin Shtetëror të Burgasit "Adriana Budevska" në vitin 1957. Falë fillestarëve Venelin (Vili) Cankov, Metodi Andonov, Julia Ognjanova dhe Leon Daniel, Teatri i Burgasit për herë të parë në Bullgari guxoi të vërë në skenë një tekst të dramaturgut gjerman Bertolt Brecht, diçka e padëgjuar deri atëherë.

Çfarë është sot Burgasi?

“Burgasi, si arkitekturë, ka ruajtur disi pamjen e tij nga ato vite, por mendoj se ka humbur atmosferën artistike dhe origjinalitetin e vet. Por besoj se edhe sot kushdo që vjen në qytet e ndjen këtë atmosferë miqësore dhe disi shtëpiake, për të cilën të gjithë flasin që nga mesi i shekullit të kaluar. Dhe ky është dallimi i madh midis Burgasit dhe Varnës, i cili është një qytet shumë më serioz, më zyrtar, nëse mund ta quaj kështu. Kjo është pikërisht ajo gjë e vlefshme që është ruajtur deri më sot”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: hotelprimoretz.bg, burgas.bg, BNR-Burgas, znaci-bg.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD