Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Debutim i sopranos Sonja Jonçeva në Japoni nën drejtimin e Najden Todorov

Foto: sonyayoncheva.com

Më 2 korrik në skenën e sallës prestigjioze “Bunka Kajkan” në Tokio do të debutojë sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva. Arie të operave nga Vinçenco Belini, Xhuzepe Verdi dhe Xhakomo Puçini do të tingëllojnë nën drejtimin e maestros Najden Todorov.

Vitet e fundit Sonja Jonçeva është ndër zërat më të kërkuar të operës në botë, e duartrokitur nga publiku në teatrot më prestigjioze të operës, duke përfshirë “La Scala” (Milano), “Teatro Real” (Madrid), “Statsoper” (Vjenë) , “Metropolitan” (Nju Jork). Në vitin 2021 ajo u dhuroi adhuruesve bullgarë të muzikës një koncert të përbashkët me tenorin me famë botërore Placido Domingo në zemrën e Sofjes, përballë Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”.

Në vitin 2021 Sonja Jonçeva u shpall ambasadore kombëtare e vullnetit të mirë e UNICEF-it në Bullgari.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i BNR na dhuron një “Krishtlindje të Bardhë”

Ditë të numëruara para festave të Krishtlindjeve Big Bendi e BNR-së me dirigjent Antoni Donçev fton admiruesit e tij në një koncert titulluar “Krishtlindja e Bardhë”. Do të dëgjojmë këngët e preferuara të Krishtlindjeve, standardet e xhazit dhe..

botuar më 22-12-08 12.43.MD

Shenjat në këngën e re të Innerglow

“Shenja” është titulli i këngës që do ta dëgjojmë në minutat në vijim. Ajo është nga Innerglow - një grup i ri, por tashmë i njohur si një grup i preferuar i gjeneratave të reja. Dhe, ashtu si titulli, ajo vërtet është ikonike për muzikantët e..

botuar më 22-12-07 12.02.MD

Pak më shumë xhaz...

Everybody Needs A Little More Jazz – kjo është motoja e zgjedhur nga këngëtarja AnaBella – Ana Topallova dhe kompozitori Minko Llambov për koncertin e tyre. “Kjo është një dhuratë për të gjithë njohësit e ndjesisë elegante, të bukur, të hollë..

botuar më 22-12-05 5.07.MD