Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Debutim i sopranos Sonja Jonçeva në Japoni nën drejtimin e Najden Todorov

Foto: sonyayoncheva.com

Më 2 korrik në skenën e sallës prestigjioze “Bunka Kajkan” në Tokio do të debutojë sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva. Arie të operave nga Vinçenco Belini, Xhuzepe Verdi dhe Xhakomo Puçini do të tingëllojnë nën drejtimin e maestros Najden Todorov.

Vitet e fundit Sonja Jonçeva është ndër zërat më të kërkuar të operës në botë, e duartrokitur nga publiku në teatrot më prestigjioze të operës, duke përfshirë “La Scala” (Milano), “Teatro Real” (Madrid), “Statsoper” (Vjenë) , “Metropolitan” (Nju Jork). Në vitin 2021 ajo u dhuroi adhuruesve bullgarë të muzikës një koncert të përbashkët me tenorin me famë botërore Placido Domingo në zemrën e Sofjes, përballë Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”.

Në vitin 2021 Sonja Jonçeva u shpall ambasadore kombëtare e vullnetit të mirë e UNICEF-it në Bullgari.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

DJ Fabrizio Parisi: Folklori bullgar nuk duhet të mbetet i kufizuar në audiencën e të rriturve

"Detyra jonë si DJ dhe producentë është të nxisim interesin e të rinjve për muzikën tradicionale bullgare," tha për Radio Bullgarinë Fabrizio Parisi, i cili ka gjak bullgar dhe italian në venat e tij. Ai ka lindur në Bazel /Zvicër/,..

botuar më 22-09-07 11.37.PD

“Çubrica” - kori holandez i quajtur sipas një erëze bullgare

“Çubrica” /Shtërmeni/ nga Amsterdami i Holandës është një nga koret folklorike bullgare më jetëgjatë jashtë vendit tonë. Fillimi u vu në vitin 2004 nga këngëtarja e njohur popullore Galina Durmushliyska , së bashku me dirigjentin Ivo..

botuar më 22-09-05 1.00.MD

Llazar Nikollov - një "projekt i lartësuar"

Më 26 gusht u mbushën 100 vjet nga lindja e prof. Llazar Nikollov, një artist me një kontribut të shquar në historinë tonë kulturore, një nga përfaqësuesit e parë të “avangardës muzikore bullgare”. Veprat e tij janë interpretuar në një sërë vendesh..

botuar më 22-09-04 9.05.PD