Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Debutim i sopranos Sonja Jonçeva në Japoni nën drejtimin e Najden Todorov

Foto: sonyayoncheva.com

Më 2 korrik në skenën e sallës prestigjioze “Bunka Kajkan” në Tokio do të debutojë sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva. Arie të operave nga Vinçenco Belini, Xhuzepe Verdi dhe Xhakomo Puçini do të tingëllojnë nën drejtimin e maestros Najden Todorov.

Vitet e fundit Sonja Jonçeva është ndër zërat më të kërkuar të operës në botë, e duartrokitur nga publiku në teatrot më prestigjioze të operës, duke përfshirë “La Scala” (Milano), “Teatro Real” (Madrid), “Statsoper” (Vjenë) , “Metropolitan” (Nju Jork). Në vitin 2021 ajo u dhuroi adhuruesve bullgarë të muzikës një koncert të përbashkët me tenorin me famë botërore Placido Domingo në zemrën e Sofjes, përballë Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”.

Në vitin 2021 Sonja Jonçeva u shpall ambasadore kombëtare e vullnetit të mirë e UNICEF-it në Bullgari.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Rock grupi “Intelligent Music Project” me një album të ri dhe turne

"Unconditioned " - kështu quhet albumi më i ri dhe i shtatë radhazi i grupit bullgar të rock-ut “Intelligent Music Project”. Albumi tashmë u përhap në tregun muzikor dhe mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore. Në të merr pjesë përsëri..

botuar më 22-08-28 1.25.MD

“Të rritesh me Rahmaninov” – një album integral i studentëve të Antonina Bonevës

Albumi i dyfishtë "Të rritesh me Rahmaninov" përmban “Etyde – Piktura” (Études-Tableaux) të pianistit dhe kompozitorit të madh rus Sergej Rahmaninov. Interpretuesit janë nxënës të Antonina Bonevës - frymëzuese dhe mentore e projektit, mësuese dhe..

botuar më 22-08-24 11.13.PD

Toma dhe Jana Rafaillova – “Pa biletë”, por në klasin e parë

“Ëndërroj të kem një valixhe me dritë, me të do të udhëtoj lehtë nëpër botë...” Ky është pjesë e tekstit të këngës “Pa biletë”. Mund të thuhet se ky është një projekt familjar. Muzika është e Simeon Rafaillovit - baterist dhe kompozitor, e njohim..

botuar më 22-08-23 11.21.PD