Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Debutim i sopranos Sonja Jonçeva në Japoni nën drejtimin e Najden Todorov

Foto: sonyayoncheva.com

Më 2 korrik në skenën e sallës prestigjioze “Bunka Kajkan” në Tokio do të debutojë sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva. Arie të operave nga Vinçenco Belini, Xhuzepe Verdi dhe Xhakomo Puçini do të tingëllojnë nën drejtimin e maestros Najden Todorov.

Vitet e fundit Sonja Jonçeva është ndër zërat më të kërkuar të operës në botë, e duartrokitur nga publiku në teatrot më prestigjioze të operës, duke përfshirë “La Scala” (Milano), “Teatro Real” (Madrid), “Statsoper” (Vjenë) , “Metropolitan” (Nju Jork). Në vitin 2021 ajo u dhuroi adhuruesve bullgarë të muzikës një koncert të përbashkët me tenorin me famë botërore Placido Domingo në zemrën e Sofjes, përballë Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”.

Në vitin 2021 Sonja Jonçeva u shpall ambasadore kombëtare e vullnetit të mirë e UNICEF-it në Bullgari.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Vllado Dimov me prirje për një hit të ri – “A e sheh”

Kënga “A e sheh” javën e radhës është në krye të renditjes së Radios Kombëtare Bullgare për muzikën pop dhe rok bullgare Top 20. Interpretues dhe autor i muzikës është Vllado Dimov, të cilin e kemi prezantuar edhe me një tjetër këngë të tij “E..

botuar më 22-10-13 3.53.MD
Ran Bosilek

“O re e bardhë" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

"Më thuaj, o re e bardhë, nga po vjen, ku ke fluturuar? i pe oborret e babait tim? e dëgjove nënën të fliste: "Çfarë po bën fëmija im i dashur, duke e ndarë bukën e huaj me njerëz të huaj..." Kështu fillon kënga e..

botuar më 22-10-11 11.01.PD

Bullgarët në Shqipëri do të jenë pjesë e projektit të ri muzikor të Iliya Lukov

Një javë pasi bashkatdhetarët tanë në Shqipëri morën pjesë në procesin zgjedhor në Bullgari , ata kanë mundësinë të bëhen pjesë e një tjetër eventi. Këtë herë fokusi është te folklori bullgar, por jo vetëm. Këngëtari popullor Iliya Lukov..

botuar më 22-10-05 5.42.MD