Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zona industriale në Plovdiv tërhoqi investimin e radhës të rëndësishëm

Foto: economy.bg

Një investim në zgjerimin e bazës prodhuese pranë Plovdivit në përmasë 17 milion euro bën koncerni gjerman për prodhimin e elektroteknikës, sistemeve të ventilimit për ngrohje dhe koncidionerëve. Mirëpo në uzinën e re e cila është në shfrytëzim prodhohen kamionë betoni. Investimi përfshin furnizimin e impianteve tashmë të disponueshme nga Gjermania, integrimin e tyre me pajisjet e uzinës si dhe blerjen e makinave të reja.

Deri më tani janë të punësuar 120 punëtorë, mes të cilëve saldatorë, mekanikë dhe bojaxhinj. Pandemia e Covid-19 nuk ndikoi veçanërisht në punën e kompanisë, sipas të dhënave të kontabilitetit të saj. Ajo arrin të riorganizojë procesin e punës dhe nuk ndalet së punuari, pasi të ardhurat e saj në vitin 2020 ishin pak më shumë se gjysmë miliardë (503 milionë) leva. Kjo ishte me mbi 10 për qind më shumë se në vitin 2019. Kompania rriti fitimin e saj në 34.1 milionë leva në vitin 2020, që ishte një rritje prej mbi 9 për qind krahasuar me një vit më parë

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova