Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Jashtme kërkon që Ambasada Ruse të tërheqë notën e saj

| rinovuar më 22-07-01 7.16.MD
MPJ
Foto: BGNES

Sot, më 1 korrik 2022, para mesditës, me insistimin e palës ruse, në Ministrinë tonë të Jashtme u mbajt një takim mes Ministres së Punëve të Jashtme Teodora Gençovska dhe Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse Eleonora Mitrofanova. Ministrja Gençovska prezantoi qëndrimin bullgar, me kërkesën që pala ruse të tërheqë notën verbale nga 30 qershori 2022. Për takimin do të njoftohen me shkresë zyrtare Kryeministri në detyrë, ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Kuvendit Popullor dhe Administrata e Presidentit.

Zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitri Peskov, tha se çështja e mbylljes së mundshme të Ambasadës ruse do të shqyrtohet nga Moska dhe, nëse është e nevojshme, do t'i raportohet Presidentit Vladimir Putin. Komenti ka të bëjë me notën e Ambasadores ruse Mitrofanova në Bullgari dhe deklaratën e saj se do të propozojë mbylljen e Ambasadës ruse në Bullgari, për shkak të refuzimit të Kryeministrit të dorëhequr Kirill Petkov për të anuluar vendimin për dëbimin e diplomatëve rusë. Sipas fjalëve të Ambasadores ruse, mbyllja e misionit diplomatik rus do të çojë në mënyrë të pashmangshme në mbylljen e misionit bullgar në Moskë.

Petkov u kërkoi autoriteteve ruse të mos e përmbushin kërkesën e Mitrofanovës, ndërsa Partia Socialiste Bullgare /BSP/ propozoi që Kuvendi Popullor të detyrojë Kryeministrin të pezullojë përkohësisht vendimin për dëbimin e diplomatëve rusë dhe qeveria ta rivendosë dialogun me Rusinë.



Më shumë nga rubrika

Qeveria rumune miratoi një marrëveshje me Bullgarinë për hapjen e një kalimi kufitar të trageteve me Giurgiu-Ruse

Qeveria rumune miratoi marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë për hapjen e pikës kufitare të trageteve Giurgiu-Ruse në kufirin shtetëror rumuno-bullgar, njoftoi BTA, duke cituar agjencinë Agerpress. Marrëveshja mes dy vendeve tona, e cila u..

botuar më 22-09-30 11.05.PD

Rezultatet e referendumeve në territoret e okupuara të Ukrainës shqetësojnë autoritetet në Bullgari

Referendumet e mbajtura në katër rajonet e pushtuara në Ukrainë, si dhe pritshmëria e aneksimit të tyre, krijojnë shqetësime shtesë midis pushtetarëve në Bullgari. Kjo u bë shkak për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit, të kryesuar nga..

botuar më 22-09-30 10.23.PD

Rritje e vogël e rasteve me Covid-19

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 752. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 15,5% nga 4856 testet e kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 569 të shtruar, nga të cilët 43 janë në reanimacion. Janë 99..

botuar më 22-09-30 8.43.PD