Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas pushtimit të rajonit të Luganskut, ushtria ruse përparoi në Doneck

Foto: Reuters

Ushtria ukrainase njoftoi se tërhoqi njësitë e saj të fundit nga Lisiçansk për të shmangur rrethimin. Shtabi i Përgjithshëm në Kiev theksoi se për të arritur sukses, nuk mjafton vetëm vullneti i çeliktë dhe patriotizmi, por nevojiten burime materiale dhe teknike, transmeton UNIAN. Ushtria ruse kaloi lumin Severski Donec dhe po përparon në rajonin e Doneckut, nga i cili kontrollon mbi 45 për qind. Nga Lisiçansk, goditjet kryesore janë drejtuar në Slavjansk dhe Kramatorsk.

Liderë nga dhjetëra vende dhe udhëheqësit e organizatave ndërkombëtare po mblidhen më 4 dhe 5 korrik në qytetin e Lugano për të diskutuar rindërtimin e Ukrainës. Qëllimi është përgatitja e një “Plani Marshall” që do të hyjë në fuqi edhe nën zjarrin rus.

Gjermania po diskuton me aleatët garancitë e sigurisë për Ukrainën, duke u përgatitur për kohën pas përfundimit të agresionit rus, tha për ARD Kancelari gjerman Olaf Scholz. Gjermania është një nga vendet që bën më shumë për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, tha Scholz, duke justifikuar vonesat e dorëzimit me nevojën për të trajnuar ushtarët ukrainas në Gjermani.