Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev uroi Presidentin Joe Biden për 4 korrikun

Foto: bg.usembassy.gov

Me rastin e Festës Kombëtare të SHBA-së – Ditës së Pavarësisë, Presidenti Rumen Radev i dërgoi një adresë urimi Presidentit amerikan Joe Biden. “Si aleatë strategjikë, dy vendet tona po bashkëpunojnë për të adresuar sfidat rajonale dhe globale”, thekson Radev dhe vë në dukje agjendën thelbësore dypalëshe në shumë fusha. Ai përshëndeti mbështetjen e SHBA-së për rritjen e sigurisë energjetike dhe modernizimin e forcave të armatosura bullgare në sfondin e luftës në Ukrainë.

“Bullgaria dhe SHBA-ja mund të bëjnë shumë më tepër për të zhvilluar potencialin e plotë në marrëdhëniet e tyre”, thekson Radev dhe si shtysë për këtë vë në dukje heqjen e vizave për bullgarët që udhëtojnë në SHBA.