Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri rus Sergej Lavrov për diplomatët rusë të dëbuar: Ne do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë

| rinovuar më 22-07-04 5.54.MD
Sergej Lavrov
Foto: EPA/BGNES

Rusia do t'i përgjigjet me të njëjtën Bullgarisë për diplomatët e dëbuar, tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov. Javën e kaluar, Ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova, deklaroi se do t'i kërkonte Moskës mbylljen e Ambasadës Ruse në Sofje për shkak të dëbimit të 70 diplomatëve. Sipas Lavrov, pas shpalljes persona non grata të 70 personave nga misionet në Bullgari, Ambasada ruse në vendin tonë nuk mund të funksionojë normalisht. Por ai nuk iu përgjigj qartë pyetjes nëse Rusia do të mbyllë Ambasadën e saj në Sofje, raportoi korrespondenti i BNR Angell Grigorov nga Moska. Sipas Ministrit të Jashtëm rus, vendimi i Sofjes është marrë nën presionin e Uashingtonit.