Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të huaj të arrestuar për shpërndarje droge në vendpushimin “Sllënçev Brjag”

Foto: BGNES

Zbuluan një skemë kriminale për përhapjen e drogës në vendpushimin e Detit të Zi, “Sllënçev Brjag”. Pesë burra të moshës 21 deri në 45 vjeç nga Nigeria, Ruanda dhe Gana, me banim të përhershëm në Bullgari, u arrestuan gjatë një operacioni të specializuar policor. U gjetën dhe sekuestruan: 16 qese plastike me kokainë, rreth 40 gramë marihuanë dhe 35 tableta ekstazi të fshehura në plazh.