Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre parti janë duke punuar mbi programin e një qeverie të mundshme me kryeministër Asen Vasilev

Asen Vasilev
Foto: BGNES

Partitë "Po e vazhdojmë ndryshimin", BSP dhe "Bullgaria Demokratike" formuan një grup pune për të punuar mbi programin e menaxhimit të një qeverie të mundshme të kryesuar nga zëvendëskryeministri i tanishëm në dorëhqeje Asen Vasilev /"Po e vazhdojmë ndryshimin"/, program ky rreth të cilit u bashkuan tre partitë e lartpërmendura dhe deputetë të pavarur. Do të punohet mbi një program me detyra të qarta për një periudhë 6 mujore, njoftoi Ministri i Inovacionit dhe Rritjes në dorëheqje, Daniel Lorer. Tani për tani nuk janë diskutuar postet dhe emrat e ministrave.