Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akti i Shërbimeve Digjitale i BE-së do të ndalojë dezinformimin në Bullgari

Foto: arkiv

Kanali kryesor për përhapjen e dezinformatave në Bullgari është Facebook, tha për BNR Ministri i Qeverisë Elektronike Bozhidar Bojanov. 24 orët e para janë më të rëndësishmet, kur postimi përkatës po merr vrull në rrjet dhe dëmi tashmë është bërë. Dezinformimi mund të frenohet duke zbatuar algoritme që nuk rekomandojnë përmbajtjen e postimeve të diskutueshme. Problemi mund të zgjidhet sistematikisht kur Komisioni Evropian të miratojë Aktin e Shërbimeve Digjitale në BE dhe të prezantojë në nivel evropian këto algoritme që janë specifike për secilin vend, tha Bojanov.

Sipas të dhënave të Facebook/Meta, më aktive në pjesën bullgare të rrjetit social është partia “Vëzrazhdane”, e ndjekur nga partia GERB.

Më shumë nga rubrika

Rosen Hristov

Bullgaria është për një tavan të çmimeve të të gjithë importeve të gazit në BE

Ministri i Energjetikës, Rosen Hristov, deklaroi se në Bullgari do të diskutohen masat për mbrojtjen e “Rrymës Turke” pas shpërthimeve të “Rrymës Veriore” 1 dhe 2. Pas mbledhjes së Këshillit të BE-së në Bruksel, Rosen Hristov deklaroi se..

botuar më 22-09-30 5.57.MD

3400 leva (1738 euro) bëhet pensioni maksimal nga 1 tetori

Nga 1 tetori shuma maksimale e pensioneve do të shkojë në 3400 leva. Kjo është rritja e dytë e tavanit të pensioneve për vitin, pasi nga korriku u rrit nga 1500 leva (766 euro) në 2000 leva (1022 euro). Nga 1 tetori hyn në fuqi gjithashtu..

botuar më 22-09-30 4.03.MD
Rumen Radev dhe Illham Aliev

Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia ofrojnë për të transituar më shumë gaz azerbajxhanas në Evropë

Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia ofrojnë tranzitimin e sasive shtesë të gazit azerbajxhanas në Evropë, të rënë dakord ndërmjet Komisionit Evropian dhe Presidentit të Azerbajxhanit në korrik të këtij viti. Kjo do të mundësojë që..

botuar më 22-09-30 3.07.MD