Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akti i Shërbimeve Digjitale i BE-së do të ndalojë dezinformimin në Bullgari

Foto: arkiv

Kanali kryesor për përhapjen e dezinformatave në Bullgari është Facebook, tha për BNR Ministri i Qeverisë Elektronike Bozhidar Bojanov. 24 orët e para janë më të rëndësishmet, kur postimi përkatës po merr vrull në rrjet dhe dëmi tashmë është bërë. Dezinformimi mund të frenohet duke zbatuar algoritme që nuk rekomandojnë përmbajtjen e postimeve të diskutueshme. Problemi mund të zgjidhet sistematikisht kur Komisioni Evropian të miratojë Aktin e Shërbimeve Digjitale në BE dhe të prezantojë në nivel evropian këto algoritme që janë specifike për secilin vend, tha Bojanov.

Sipas të dhënave të Facebook/Meta, më aktive në pjesën bullgare të rrjetit social është partia “Vëzrazhdane”, e ndjekur nga partia GERB.

Më shumë nga rubrika

U shpall gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme përgjatë kufirit për shkak të emigrantëve

Për shkak të rritjes së fluksit të migrantëve, një gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme u shpall në një pjesë të rajoneve të qyteteve Burgas, Haskovo dhe Jamboll, tha në Mallko Tërnovo, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm Ivan Demerdzhiev. Kjo..

botuar më 22-09-23 12.22.MD

Nuk ka asnjë kërcënim ushtarak për Bullgarinë nga agresioni rus në Ukrainë

Lajmet e fundit nga Rusia tregojnë një përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë, tha Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Zëdhënës i ministrisë Kostadin Koxhabashev në një konferencë për shtypin. Ai konfirmoi qëndrimin e ministrisë se aktualisht..

botuar më 22-09-23 12.11.MD

Të sëmurët dhe të karantinuarit do të votojnë nëse ka seksione të lëvizshme

Seksione të veçanta të lëvizshme për votuesit e infektuar me Covid-19 apo personat e kontaktit nuk do të jenë të disponueshme për zgjedhjet, pasi në vend nuk është shpallur gjendje emergjente epidemie, vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

botuar më 22-09-23 11.58.PD