Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas opozitës, pushtetarët duan të blejnë deputetët e tyre

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Disa deputetë duhet të vendosin se kujt do t'i jenë besnikë - partisë dhe liderit të tyre, apo Bullgarisë, tha kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov me rastin e përpjekjeve për formimin e qeverisë së re me mandatin e "Po e vazhdojmë ndryshimin". “Ky është shansi për të mos hyrë në krizë politike”, tha Petkov.

Lideri i partisë opozitare GERB, Bojko Borisov, akuzoi pushtetarët për formim joparimor të qeverisë së re. Ai komentoi se në parlament po blihet deputetë për të siguruar minimumin prej 121 deputetësh për të mbështetur një kabinet me kryeministër Asen Vasilev.

Edhe partia “Vëzrazhdane” deklaroi se Petkov ka premtuar se do të “kompensojë” deputetët e tyre nëse e mbështesin qeverinë e re.



Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 nëntorin

Të mërkurën moti do të jetë me vranësira. Reshje të dobëta shiu do të bien kryesisht në Bullgarinë Jugore, ndërsa borë e dobët në rajonin paraballkanik. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5°, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 8°...

botuar më 22-11-29 8.25.MD
Gëllëb Donev

Gëllëb Donev: Qeveria nuk ka shprehur qëndrimin se Bullgaria është “në prag lufte”

Këshilli i Ministrave nuk ka shprehur qëndrim se vendi ynë është “në prag lufte”. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev gjatë kontrollit parlamentar në përgjigje të një pyetjeje të drejtuar nga kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova,..

botuar më 22-11-29 7.37.MD
Velisllav Minekov

Bullgaria i ofron ndihmë Ukrainës për mbrojtjen e trashëgimisë së saj kulturore

Ministri në detyrë i kulturës Velisllav Minekov i propozoi kolegut të tij ukrainas Oleksandër Tkaçenko që të krijohet një komision i specializuar për të vlerësuar dëmet e shkaktuara të  trashëgimisë kulturore të shkatërruar në Ukrainë. Pas Këshillit..

botuar më 22-11-29 6.14.MD