Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas opozitës, pushtetarët duan të blejnë deputetët e tyre

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Disa deputetë duhet të vendosin se kujt do t'i jenë besnikë - partisë dhe liderit të tyre, apo Bullgarisë, tha kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov me rastin e përpjekjeve për formimin e qeverisë së re me mandatin e "Po e vazhdojmë ndryshimin". “Ky është shansi për të mos hyrë në krizë politike”, tha Petkov.

Lideri i partisë opozitare GERB, Bojko Borisov, akuzoi pushtetarët për formim joparimor të qeverisë së re. Ai komentoi se në parlament po blihet deputetë për të siguruar minimumin prej 121 deputetësh për të mbështetur një kabinet me kryeministër Asen Vasilev.

Edhe partia “Vëzrazhdane” deklaroi se Petkov ka premtuar se do të “kompensojë” deputetët e tyre nëse e mbështesin qeverinë e re.